• |
ide | kryesore

Qeveria, bursa sa rroga minimale për studentët në mësuesi, kusht tre vjet punë në Shqipëri

Lajme, Të fundit



Qeveria miratoi këtë të enjte një vendim që u jep studentëve që zgjedhin degët e mësuesisë, bujqësisë dhe turizmit bursa në vlerën e pagës minimale çdo muaj.

Kjo pagë aktualisht ka vlerën 40 mijë lekë. Kushti që duhet të zbatojnë përfituesit është që pas përfundimit të shkollës të angazhohen me 3 vite punë në Shqipëri. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cilësoi këtë vendim si të rëndësishëm dhe që shkon në të njëjtën linjë me prioritetet e vendosura nga qeveria edhe për disa sektorë të ekonomisë.

Bëhet fjalë për vendimin për programet prioritete. Ne kemi shpallur një listë të programeve prioritare si bujqësia, mësuesia, turizmi. Ata që kanë mesatare mbi 8.5 të përfitojnë një bursë sa paga minimale çdo muaj me kushtin që në 3 vite të japin kontributin e tyre brenda vendit.

Sot kemi vendosur që t’i ndajmë kuotat për këto bursa sipas universiteteve. I gjithë buxheti që ministria ka në dispozicion ti ndajë me kuota në varësi të universiteteve. Kemi vendosur të heqim kriterin 8.5 të mesatares që ata që përfitojnë bursa për të ndjekur këto programet.

mësuesi mesatarja duhet të jetë mbi 7.5. në disa programe si në bujqësi, edhe me mesatare 7.5 mund të jetë i suksesshëm. Kemi hequr edhe kriterin që duhet ta ruajë mesataren përgjatë studimeve. Në VKM ekzistuese maturantë duhet të ruanin mesataren.

Ne këtë e kemi hequr. Në listë kemi përfshirë edhe arsimin fillor, arsimin parashkollor, disa programe të inxhinierisë. i ftoj maturantët ta vlerësojnë këtë mundësi me kushtin që kur të diplomohen të japin kontribut në Shqipëri për 3 vite” tha Kushi gjatë dhënies së detajeve për vendimin e miratuar në qeveri./Monitor.al



1 Comment

  1. Bursat per studentet ne mesuesi jane nje favor i mire per te rinjte shqiptare. Dikur mesuesi dhe mjeku ishin figurant me te respektuara nga shoqeria shqiptare, si pasqyre e mora lit shoqeror dhe kontributit te ketyre profesionisiteve ne perparimin e vendit.

    Ne 30 vitet e fundit, ky imazh u perdhos nga etja per fitim te shpejt duke shfrytezuar profesionin, nevojat e njerezve dhe bjerjen e vlerave morale te shoqerise.

    Ka ardhur koha qe te rinjte e te rejat qe duan te punojne ne keto fusha, te luftojne edhe per te ftuar imazhin e dikurshem dhe respektin e shoqerise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *