• |
ide | kryesore

AIA ndëshkon arbitrin Serra pas çështjes Mourinho: arbitri i Torinos drejt shkarkimit

-Instant, Sport
Serra



Marco Serra e paguan shtrenjtë episodin me José Mourinho në ndeshjen Cremonese-Roma. Arbitri piemontez mund ta konsiderojë në finish përvojën e tij në botën e arbitrimit. Sipas asaj që rezulton, në fakt, bilbili i seksionit të Torinos duhet të shkarkohet nga detyra duke filluar nga 3 korriku i ardhshëm. Në atë ditë AIA do të komunikojë stafin e ri në funksion të sezonit 2023/24. Ka patur një peshë jo të vogël në vendimin e Shoqatës, edhe qëndrimi i arbitrit më pas, brenda dhe jashtë grupit të arbitrave.

Pas kaosit me Special One, në fakt bilbili piemontez ka patur një qëndrim që nuk i ka pëlqyer aspak AIA-s. Shoqata italiane e arbitrave tenton të krijojë harmoni familjare dhe bashkëpunim maksimal mes anëtarëve të çdo organike. Diçka që Serra nuk e ka mbajtur, me sjellje që nuk u vlerësua. Kështu, shkarkimi do të vijë për arsye “disiplinore”, edhe pse zyrtarizimi e arsyet do të bëhen të ditura vetëm në ditët në vijim. Atëherë kur Shoqata do të komunikojë se cilët gjyqtarë do të mbeten në dispozicion të dizenjatorit Rocchi dhe cilët, mes disiplinës, teknikës dhe moshës do të detyrohet t’i thotë lamtumirë CAN-it. Megjithatë, emri që bën më shumë zhurmë është ai i Serra, i cili për javë të tëra e vazhdoi debatin me Mourinho me shumë referime.

Lexo më tej: “Po tallin byt*ën me ty”. sherri mes Mourinho e arbitrit Serra vazhdoi në dhomat e zhveshjes

JO VETËM SERRA

Por Marco Serra nuk do të jetë i vetmi që do t’i thotë lamtumirë fushave të Serie A dhe Serie B. Në fakt, Rocchi nuk do të ketë më në listën e tij dy më të mirët: Irrati dhe Valeri. Ata do të largohen për shkak të kufizimit të moshës. Të dy sidoqoftë  janë gati të përballen me një aventurë të re brenda AIA-s. Do të largohen edhe ata arbitra që janë pozicionuar në fundin e renditjes së vlerësimeve teknike të vëzhguesve. Midis tyre janë Miele, Meraviglia, Gariglio dhe Paterna. Shpëtojnë ndërkohë Gualtieri, Rutella dhe Perenzoni, të cilët gëzojnë imunitetin e viteve të para. Ata që promovohen janë Di Marco, Bonacina, Collu, Tremolada dhe Monaldi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *