• |
ide | kryesore

Merr fund “Ballkani i Hapur”, aventura politike që largoi Shqipërinë me Kosovën

Arkiva, Kryesore, Lajme



Para se të futej në koncertin e tenorit Rame Lahaj që u mbajt të premten në Ulqin, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u ul për një kafe me politikanë shqiptarë nga Kosova dhe Mali i Zi në një nga lokalet e qytetit.

Edi Rama Vjosa Osmani kafe në Ulqin
Një detaj i pazakontë binte në sy menjëherë në tryezë. Pranë Edi Ramës ishte ulur Vjosa Osmani.

Në marrëdhënien mes të dyve ka mbizotëruar përherë tensioni negativ. Dy politikanët nuk e kanë kursyer asnjëherë njëri tjetrin.

Kur Vjosa Osmani vizitoi Tiranën dy vite më parë, Rama e takoi në kryeministri, por e la bosh karrigen në parlament.

Dhe simbolika e takimit të Ramës me Osmanin në publik nuk qe rastësi. Ajo është pjesë e një sjelljeje më të moderuar të Ramës në raport me shqiptarët e Kosovës, që ia kanë kundërshtuar qasjen ndaj Serbisë.

Sepse mes Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiçit kohët e fundit nisi një krisje, që po shkon drejt ndarjes përfundimtare. Gjatë një interviste për Euronews, Rama shpalli nga Ulqini fundin e projektit të “Ballkanit të Hapur”, një pjellë ekskluzive e miqësisë së tij dhe Vuçiçit.

Kësaj radhe, Rama foli për Ballkanin e Hapur në kohën e shkuar, si për një mision tashmë të kryer.

“Procesi i Berlinit është aksi ynë kryesor. Ballkani i Hapur ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe e ka kryer atë mision për të cilin lindi. Ne duhet të futemi me kokë tani në Procesin e Berlinit sepse e kemi këtë mundësi, e kemi Procesin e Berlinit në Tiranë. Kemi mundësi ta zotërojmë si proces me mbështetjen e madhe që kemi nga Gjermani, nga kancelari Scholz dhe nga gjithë të tjerët” u shpreh ai.

Entuziasmi për “Procesin e Berlinit” është në fakt ceremoniali për varrimin e “Ballkanit të Hapur”. Projekti ballkanik që shenjoi politikën e jashtme të Shqipërisë është mbyllur pas zhvillimeve që ndodhën brenda pak ditësh dhe kjo është pasojë ekskluzive e marrëdhënies personale Rama-Vuçiç.

Fundi i Ballkanit të Hapur tregon se dyshja Rama-Vuçiç nuk funksionon më. Diçka ka ndodhur mes të dyve. Me këtë projekt Rama dhe Vuçiç kishin premtuar paqen në Ballkan dhe fundin e një historie konfliktesh mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

I investuar plotësisht në miqësinë me Vuçiçin, për vite me radhë Rama nuk i kushtoi asnjë vëmëndje paralajmërimeve që i bënin politikanët e Kosovës mbi synimet reale të Serbisë në këtë projekt.

Rama nuk u tërhoq as kur politkanët e Kosovës i kujtuan se Serbia sillej ende si vend agresor me Kosovën dhe se përcillte në Ballkan interesat e Rusisë. Rama nuk u tërhoq nga Ballkani i Hapur as kur Vuçiç thirri ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov në takim dhe as kur Serbia ishte i vetmi vend europian që nuk iu bashkua sanksioneve kundër Rusisë. Rama nuk u tërhoq nga Ballkani i Hapur, as kur Vuçiç zhvendosi ushtrinë në kufi me Kosovën duke provokuar tensione në Veri.

Prandaj dhe “bomba” që hodhi sot duke shpallur anulimin e Ballkanit të Hapur mbetet një mister.

Lexo edhe: Rrëmbimi i tre policëve/ Çfarë do të ndryshojë mes Ramës dhe Vuçiçit

Lexo edhe: Video/ Manipulimi me meritën e Ramës për lirimin e tre policëve

Një shpjegim për këtë kthesë të fortë të Ramës mendohet se është shpërfillja që i bëri Vuçiç përpjekjeve të tij për të marrë rolin e mediatorit pas pengmarrjes së tre policëve të Kosovës nga forcat speciale serbe.

Edi Rama tentoi disa herë negociatat, por hasi në refuzimin e Vuçiçit. Disa ditë pasi kishte pranuar negociatat me Vuçiç, Rama doli në konferencë, e quajti shtetin serb “një bandë”, shpalli ngrirjen e Ballkanit të Hapur dhe tha se sikur të ishte Albin Kurti nuk do bënte asgjë ndryshe nga ç’po bën ai.

U duk se besimi i Edi Ramës tek një aleancë afatgjatë me Vuçiçin kishte marrë një goditje të fortë.

Zhgënjimi në fakt është i justifikuar. “Sakrificat” që kryeministri i Shqipërisë ka bërë për mikun e tij serb nuk janë pak. Kur i mblodhi vetë komentet që i bënin për takimet me Vuçiçin, Rama rreshtoi aty etiketimet “tradhëtar”, “të shitur”, “bërllog”, “qen i keq” “djall” apo “vëlla i Vuçiçit”. I pandikuar nga mllefi popullor për samitet në Novisad apo vizitat në Beograd, Rama u fut në një spirale konflikti me thuajse të gjithë kryeministrat e Kosovës që nuk e pranonin Ballkanin e Hapur. Kur ai u fliste për paqe dhe prosperitet, ata i kujtonin deklaratat e Vuçiçit se do krijohej një “Jugosllavi të re plus Shqipërinë”.

Edhe në kancelaritë perëndimore, Rama u bë një avokat i zëshëm i Serbisë. Kur Brukseli i kërkoi Serbisë t’i bashkohej sanksioneve kundër Rusisë, Vuçiç gjeti te Rama një aleat që i kërkonte mirëkuptim Bashkimit Europian për dualitetin e qeverisë serbe.

Situata me pengmarrjen e tre policëve ishte rasti kur Vuçiç mund t’ia shlyente favorin Edi Ramës. Nëse do ta pranonte mikun e tij shqiptar si negociator të krizës jo vetëm do të mbante gjallë egon e Ramës për të bërë politikë përtej kufijve të Shqipërisë, por në fund të fundit, do të tregonte se Ballkani i Hapur e kishte një shans.

Ndodhi e kundërta. Presidenti serb i mbajti në burg tre policët e Kosovës edhe pas telefonatave të Edi Ramës. Vuçiç priti telefonatën nga Sekretari i Shtetit, Entoni Blinken pastaj liroi tre policët.

Ballkani i Hapur rezultoi një projekt kot. I padobishëm për ta bërë Ramën në negociator në krizën mes Serbisë dhe Kosovës. Asgjë më shumë se makiazh për politikën agresive të Serbisë në rajon. Asgjë më shumë se një tregues se shqiptarët nuk bëhen dot bashkë për shkak të ambicieve personale.

Zhgënjimi nga Vuçiç në rastin e tre policëve, duket të jetë në thelb të vendimit të Ramës për ta zhbërë Ballkanin e Hapur dhe për t’u rikthyer nën ombrellën e projekteve europiane në rajon.

Procesi i Berlinit, siç deklarojnë politikanët e Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara ka një ndryshim thelbësor nga Ballkani i Hapur. Procesi i Berlinit kërkon që një marrëveshje të firmoset nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor njëkohësisht, pa i dhënë disave rolin e liderit e disa të tjerave pozicionin inferior te ndjekësit.

Fundi i Ballkanit të Hapur shënjon në pikë të re në politikën e jashtshme të vendit. Projekti do të kujtohet si një aventurë politike e frymëzuar nga ambicia e sëmurë ose nga kokëfortësia e injorancës së kryeministrit të radhës së Shqipërisë, që pranoi aleancën me serbët duke shpërfillur interesin e Kosovës./Lapsi.al



34 Comments

  1. Të bëni me vjell nga këto analiza bërrnut, të tipit adoloshentë në pushim të madh te shkolla tetëvjeçare. Copë copë jeni. Ju është ngulur realizmi komunist jo në mish, por në kockë, prandaj jeni aq të pashpresë.

    1. “Analizë berrnut’ mund t’i duket vetem nje sllavofili, kriptokomunisti apo nje ballkanhapuri!
      Fatmiresisht shqiptare si ty ka fare pak….bashke me baatardin e kristaqit

      1. O Namut, po ça thua?
        Po ky Bushati, apo kush e ka shkruar opinionin, po e bëjnë Ramutin, sikur ky drejton botën.
        Do Ramuti, Ballkanin e hapur, bën Ballkanin e hapur,
        Tani ju mbush mëndja, e hedh poshtë Ballkanin e hapur dhe po orjenton drejt proçesit të Berlinit?
        Po pse, nga Ramuti varet Ballkani dhe Europa , o Namut?

        1. Rama mendon se varet nga Rama! Jo Bushati!
          Rama mendon se mund te drejtoje e te pellase ne cdo ceshtje boterore, jo Bushati, o karuc aleksik!!!

      2. Si duket paske mbaruar matematikën e Lulit ti, 7×7=42. Ne jemi shumica, she shumicë dërrmuese siç dhe e treguan zgjedhjet “e vjedhura” që sapo kaluan.

  2. Lapsin duhet falenderu(meqe jemi te Lapsi)por edhe cdo media/politikan/aktivist.per betejen e pakopromiste ndaj iniciatives qe donte t’na vellazeronte me zor me serbet.(vije e kuqe qe sic nuk kaloi tani, ska per te kalu kurre).Do e tregoj dhe koha/historia qe vendimtar ishte Kurti,se po te ishte Ramushi psh(e jo me Lumnirat e LDK qe po e po), do ishte thyer dhe detyruar te ishte pjese,e kur do ishte dakord edhe Kosova, Berlini sbehej dot me katolik se papa. Spo e them per merita, se Kurti nuk jeton per tmarr merita, e as per llogari politike(sic e akuzojne disa nihiliste),por koha do tregoje qe tjeter”dhurate” qe do kemi nga Kurti eshte se do t’na fusin ne EU te gjitheve njeheresh,e jo Serbia & Mali i Zi para,e ne te tjeret ku dihet se kur. Ballkanin e Hapur sdo e anulonte kurre per asnje arsye Serbia,sepse me ane te tij, do shtrinte influencen serbe, do kapitullonte bizneset shqiptare, do rriste pro serbizmin dhe antikosovarizmin,dhe do percante ne permasa te pariparueshme Shqiperine me shqiptaret jashte kufinjve(jo vetem Kosoven). e 1 milion te keqija te tjera. Pra Serbia ska si te heqe dore nga gjithe keto te keqija qe mund t’ua bente shqiptareve, por me ne fund Rama u bind qe Minishengeni ka vdekur dhe smund ta rilind me zor,sado qe u mundua deri ne fund,.Puna eshte tani te jemi syhapur,e mos lejoni qe afrimin me serbet dhe proserbizmin(i paketuar si kozmopolitanizem,si gjoja paqe rajonale,perpara nga e ardhmja po parrulla te ngjashme) nga ky Rame apo ndonej Rame i ardhshem ne shqiperi apoKosove,te mos futet nga dritarja nepermjet iniciativave te tjera apo kur te behemi pjese te EU.Rendesi ka qe vdiq, ne leter, e uroj edhe ne fryme dhe ne perpjekje. Mos i harroni gjithashtu kurre ato fytyra qe mbrojten Open Ballkan ne studio televizive.Jane te njejte percares qe i shohim kudo ku preket interesi kombetar.RIP OPEN BALLKAN,njehere e pergjithmone.Serbet do i kemi vetem armiq, kurre jo miq.

    1. Nuk ka armiq e miq, ka leverdi apo jo. Problemi i politikes shqipetare eshte se merrer me miqesira , jo leverdira.

  3. “Me mire vone se kurre”, thote populli.

    Ka kohë që prisja të gjeja tek Rama atë shkëndijën e fortë të atdhedashurisë që karakterizonte gjyshin e tij në Vlorë, cilësinë që vlonjatët e hershëm ia njihnin dhe vlerësonin , duke ia falur kokëfortësinë.

    Keto i kemi dëgjuar jo në kafenetë e katundit, por nga qytetarë të vërtetë të Vlorës, patriotë të respektuar që nuk jane më prej shumë vitesh.

    Natyrisht Edo, siç të thërriste nëna, asnjë fjalë nuk kish interes politik dhe ekonomik, por miqësinë e burrave të hershëm dhe respektin për njëri-tjetrin.

    Fatkeqësisht, sot nuk njoh të tillë…
    Le të shpresojmë në ringjalljen e vlerave që trasheguam…

    1. Ose të mos komentohet e në rast se duhet me patjetër koment, mendoj se do ishte: Urime! Më fundi në rrugën e duhur!

    2. 16:37 ti qenke ajo kategori e super naiveve te dashuruar me kete pacavure ndofta ,te tjeret qe e mbeshtesin jan te shiturit ….

    3. Kur thua per gjyshin ne Vlore, ke parasysh Vlash Ramen qe sherbente si shofer i trete i Ahmet Zogut?
      Se deri tani po mendoja qe po na flisje jo per gjysh Vlashin -shofer partime, por per Gjeto Basho Mujin …
      Gjyshi i Edi Rames ka qene thjesht nje kollovar qe e punesuan shofer meqe kishte gruan ( gjyshen e Edi Rames ) kuzhinere tek mbreti Ahmet Zogolli I .
      Per gjyshen nuk dime me shume sesa qe Ka qene thjesht nje kuzhinere mgjth gojet e liga ne Vlore thone qe gjate kohes se lire punonte edhe si gojoriste ne Oborr .

  4. Më mirë vonë se kurrë thua ti i paemër 16:37 kur dëmi është bërë.Sa do t’a dredhi Rama ai do ngelet të populli shqiptar i Kosovës njeriu më i urryer.Sa për patriotizmin që mund të tregojë harroje dhe lere gjyshin por kujto babanë e tij!!! Populli ka thënë e thotë që dardha e ka bishtin prapa por për Ramën është para duke e ditur mirë se ku është.Dhe gjithmonë thëniet e popullit bëhen realitet gjë që do ndodhë dhe më të.

    1. Berishën po e “tallin” stafi i tij i ngushtë duke mos i verifikuar personat që ai prezanton në publik dhe del me to madje në disa raste ai ka bërë edhe denoncime ndërkohë që kanë rezultuar edhe vënie në lojë.

      Kujtojmë “denoncimin” e kitaristit Joe Walsh si Erion Veliajn në Iran

  5. Femija lindi i vdekur. Gjithe ai Ballkan i Hapur qe u trumbetua si shkopi magjik per zgjidhjen

    e peroblemeve e ballkanit Perendimor rezultoi nje hic. Kjo tregon sa i ceket, sa siperfaqesor

    dhe jo serioz eshte KM ne politiken e jashtme ( edhe ne politiken e brendeshme gjithashtu).

    Kjo do te thote te terheqesh karrocen e politikes se jashtme te vendit tend pas kalit te

    interesit e egove te tua personale.

  6. Nek jeni te sinqerte kur shpreheni se Ballkani i Hapur ishte ‘nje pjelle ekzkluzive e tij dhe e Vucicit’..

    Por ky gjithsesi eshte nje lajm i mire per shqiptaret dhe shume i keq per Soros, IDE EKSKLUZIVE E TE CILIT ISHTE!👏👏👏👏👏

  7. fiks ato qe doja te thoja edhe une.e megjithate do te shtoja qe gjyshi i ketij pacavure ka qene nje cop jevgjiti.

    1. I pa emer i ores 17.51, te paska verbuar urrejtja.
      Turp qe quan jevgjit gjyshin nga nena te Rames, nje patriot i vertete nga Vunoi, por je toi e punoi gjithnje ne Vlore, ndaj mbeti figure e tille ne qytet.

  8. Rama nuk do heqe dore asnjehere nga ligesite! Tash afrohet me zonjen Osmani me qellim prape te lig! Beson se, sadopak do mund te krijohet nje krisje apo ftohje ne lidershipin kosovar! Me kete rast fsheh edhe gjurmet e krimit, bashkepunimin ne dem te interesit shqiptar me Vucicin!
    Mendon se do I funksionoje kjo manover e re! Se gjasme eshte me qendrime me te “moderuara! I duhet nje vegze ku te ankoroje “anijen pirate” ne politiken e Kosoves! Por qe nuk ka per t’i ecur!….

    1. E paske vene re mire. Ka nje afrim me te (afrim super i sforcuar, aq sa nuk i fshihet dot as nga fytyra urrejtja qe akoma ka ndaj Vjoses,se ska si ti zhduket gjithe ajo urrejtje e e akumuluar ne dy vite brenda dites). Thjesht e ben per te percare Vjosen me Albinin. Nuk do ia arrije, por nqs ia arrin, ia ben varrin politik dhe sidomos moral Vjoses, pasi nga 300 000 vota qe i dha VV Vjoses, do i mbeten 30 vota. E ne fakt uroj mos te cmendet Vjosa e te joshet nga Rama dhe nderkombtaret,sepse me e rendesishme fytyra se sa asgje. Ne nje ane edhe ska faj e shkreta Vjose, sepse pa bere asgje dhe cdo dite e masakruan patrozhanistet e Rames, te udhehequr nga Mero dhe ceta e tij.E per ironi tani edhe Mero dhe komentuesit e tij shkruajne mire per Vjosen, k(harruan qe ne dy vite me doren e tyre nuk lane ofendim pa i bere, ku ne cdo 3 fjale, fjala Lope dhe dose ishte fjala me e perdorur per Vjosen). Tani ka ndrru pllake Mero se keshtu ka marre urdherin,kuptohet vetem per tentim percarje mes Albinit dhe Vjoses, se Mero sdo asnje qe ka lind ne Kosove, pavaresisht si perdridhet e hiqet,e aq me pak Vjosen.

  9. Kete horr e denofte zoti
    Me keq se e mendon.
    I lidhur me Sorros demtoi kombin shqipetar ne interest te serbo- ruseve.

  10. Në audio përmendet dhe emri i Berishës. “Shko takoje Salën vetë meqë e kishe edhe shok”!, thotë bashkëbiseduesi. Ky detaj, i shoqëruar edhe me fotot e ish-kryeministrit me vajzën, bashkë me idenë që ai do të ishte përfituesi direkt i pasojës së skandalit, krijohet shtrati për ta menduar dhe zotin Berisha si pjesë të nebulozës kuksiane.Merruni me salih seksistin qe do te fitoje me video porno nga bucet e foltores

  11. Nje karagjoz,pis dhe maskara,i ndyre deri ne neveri,porkrejtesisht i pa fytyre,dhe i eshte bere ves,qe turpin (qe nuk e njeh),t’a haje me buke.Procesit te Berlinit,qe e shperfillte krejtesisht,tani po i lepin bythen,duke pretenduar te fitoje pike,per gjoja propozimet qe i ka bere BE dhe budallenjt pleq si Borrelli me shoket e vet,ta vleresojne!Njeri,qe nuk i besojne ,as grate e veta,qe i largohen si djalli,nga temjani.Vetem kjo e fundit,nuk po i largohet-he,per he-sepse duke qene i zene me maskaralleqet qe ben cdo dite,nuk merret,fare me te,si dhe eshte futur edhe ajo,e trajnuar prej burrave qe e kane lene,ne bisnese te thella,por shume te thella,qe nese dalin ne drite,do habisin edhe vetem Xhorxhin e Sorrosve, si kryespecialist i mashtrimeve financiare,por edhe vete kryemafiozin amerikan,qe e denuan vetem per evazion fiskal.Por,cdo “gjynah”qe i ben njerzimit,e sidomos popullit tend,sado te vonoje,nuk do harrohet,por do beje qe te laje “keto gjynahe”qe ka bere jo vetem ky,por edhe soji i rraces tij!

  12. Kur thua per gjyshin ne Vlore, ke parasysh Vlash Ramen qe sherbente si shofer i trete i Ahmet Zogut?
    Se deri tani po mendoja qe po na flisje jo per gjysh Vlashin -shofer partime, por per Gjeto Basho Mujin …
    Gjyshi i Edi Rames ka qene thjesht nje kollovar qe e punesuan shofer meqe kishte gruan ( gjyshen e Edi Rames ) kuzhinere tek mbreti Ahmet Zogolli I .
    Per gjyshen nuk dime me shume sesa qe Ka qene thjesht nje kuzhinere mgjth gojet e liga ne Vlore thone qe gjate kohes se lire punonte edhe si gojoriste ne Oborr .

  13. A se kuptoni kete kthese qe beri rama?E para vellai i tij sllav eshte nje kal i ngordhur dhe morali i tij ne serbi dhe ne bote eshte zero.E dyta rama ka frik se gjyqi qe do zhvillohet nga fundi i korikut per ceshtjen M.Gonal e ka trembur,aq shume sa duket sikur kerkon azil per jeten dhe Rama po kerkon ti thote shqiptareve dhe shqiptareve te kosoves,ne vecanti,se u zhgenjeva me vucicin e bera ta ktheja nga perendimi [njesoj si ti thote bariut,qe mos te te haje delet ujku ta marim ujkun ne vend te qeneve te ruaj kopete ] ,po se binda dot dhe tani jame me juve jo me vucicin.Rama me kete deklarim duhej ta shoqeronte me doreheqje te menjehershme.Por ai se beri kete ,se eshte nje mashtrus shume i rrezikshem per shqiptaret.I pamoral.Ti rama pushtetin se le dot.Se le dot se bota e di kush se le pushtetin dhe pse?Ti ke frik te ikesh nga pushteti,se ti rama ke bere krime ,gjenocid ndaj shqiptareve.Ti rama ke vrare ,ke vjedhur,para,zgjedhjet dhe pushtetin.Ti ke frik se trafikantet e droges kane hesape per te lare me ty,se ju ke vene gjoba te medha dhe ata sti harojne.Ty te duan te pjekur edhe ata qe ti i ke si krahun tend te djathte.Erioni sti haron poshterimet qe i ke bere publikishte,ai pret rastin qe te hakmeret dhe do te te hakmeret barbarishte.Ty balla te do te pjekur.pa llogaritur balozat e vjeter te ps qe i hoqe me posherim nga kupola e ps.Ke shume armiq o rama.I vetmi shpetim per tu eshte ,qe muhamet veliu i top chanal te dali papritur dhe ti japi shqiptareve lajmin qe edi rama eshte zhdukur ne drejtim te paditur,mos ta mari vesh asnje se ku ke kerkuar azil.Ky eshte shpetimi jot o rama.

  14. Ky thote se Procesit te Berlinit ti futemi me koke.

    Po Ballkanit te Hapur me cfare ju fute , me koke apo me b..th ?

  15. A po ndryshon Rama kursin e tij të marrëzirave politike ?
    “Ka hequr dorë nga marrëzia e Ballkanit të hapur e i është kthyer proçesit të Berlinit” ?????
    Për gjithë skandalet e aferat korruptive të qeverisjes së tij, deklaronte se nuk ka përgjegjësi kolektive po personale.
    E dëgjova së fundi me ndëshkimin “kokektiv” të kadastrës, të deklaronte se për abuzimet e mëdha që janë kryer me pronat nga kadastra, ka përgjegjësi të madhe edhe ….. udhëheqja e partisë, por nuk u kujtua që të bëjë autokritikë për veten , duke haruar se fajin kryesor e ka ai që udhëheq partinë me dorë të hekurt.
    Qenka ulur në Bruksel pranë presidentes së Kosovës, e kjo komentohet si kthesë e tij, meqë me ate është sjellë në mënyrë harbute….

    Nuk më pëlqen që të bëj fallxhorin e të parashikoj të ardhmen e Ramës me stilin e Tak Ngjelës, por ama kam dyshimin se këto pirueta politike të tij, Rama po i bën nga frika e hetimit të skandalit McKonigal e fillimit të proçesit gjyqësor për këtë ngjarje.
    Tentativat e protagonizmave të tij rajonale, duket se dështuan plotësisht e tani për të zbutur efektet e gjykimit të aferës MccKonigal, mendon se mund të bëhet protagonist i proçesit të Berlinit për Ballkanin perëndimor.
    Sa i takon shfaqjes së tij me presidenten e Kosovës, duhet të kujtojmë se ndërsa ai u prit thuajse më vërshëllima kundërshtimi me fjalimin e tij në Këshillin e Europës, kurse Zonja Osmani u prit me fjalimin e saj me duartrokitje të vazhdueshme në Parlamentin europian.

  16. KY ESHT NJE TRADHTAR BYTHQIM PREJ PEDERIT MOS PRIT TE MIRA KY LANGUE QENI SI MILLOSHO MENDON PER SHIPTARET

  17. A është Sali Berisha ai që duhet të pretendojë e akuzojë strukturën e re të drejtësisë për pasivitet?! Vetë ai ka qenë arkitekti dhe mbështetësi i drejtësisë së korruptuar dhe njerëzve të saj, që u pasuruan paturpësisht mbi drejtësinë e munguar ose të shtrembëruar. Mbi çfarë kriteresh morali flet doktori, kur ende nuk ka kërkuar falje publike për çka pushteti i tij prodhoi në afera korruptive, përfshirë edhe kontrollin politik të drejtësisë që ishte akti kryekorruptiv i demokracisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *