• |
ide | kryesore

“Pse duhet të mbetem tifoz i Milan?”: Diego Abatantuono shfryn inatin ndaj shoqërisë

-Instant, Sport
Abatantuono



Diego Abatantuono, një tifoz i njohur i Milan, nuk përmbahet në shpërthimin e dufit të tij. Aktori ka reaguar ashpër, në dritën e asaj që ndodhi te kuqezinjtë javët e fundit. Sikur të mos mjaftonte, një frazë e thënë për të ardhmen e portugezit Leao, ka trembur jo pak tifozët.

Në intervistën e dhënë për ‘Il Foglio’, Diego Abatantuono shprehu të gjithë zhgënjimin e tij për këtë moment të kuqezinjve: “Të gjithë po largohen, Maldini, Tonali, sigurisht edhe Theo Hernandez. Pse duhet të mbetem një tifoz i Milanit? Skuadrat nuk janë më si dikur, tani është vetëm çështje biznesi”.

Lexo më tej: Leao, tregon të vërtetën për të ardhmen e tij: fjalët e portugezit surprizojnë tifozët kuqezinj

Abatantuono vazhdoi më pas, duke e thelluar argumentin, si për ta bërë edhe më të errët të ardhmen. “RedBird mendon se i ka zgjidhur problemet duke rinovuar kontratën e Leaos – vazhdoi aktori milanez –. Por ajo që nuk na thanë është se do të shërbejë vetëm për ta shitur atë për më shumë para vitin e ardhshëm”. E tani të gjithë tifozët e Milan nuk kanë si ta bëjnë gjumin të qetë. E keqja e madhe, sipas Abatantuono, mund të mos ketë ardhur ende.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *