• |
ide | kryesore

“Kompjuterat e muxhahedinëve i sollën në Iran”, deklarata e zëdhënësit të qeverisë së Iranit

Arkiva, Lajme, Të fundit
kompjuterat e muxhahedineve mediat iraniane



Zëdhënësi i qeverisë së Iranit ka shpërndarë një mesazh në Twitter ku spekulon për kompjuterat dhe serverat që u sekuestruan në kampin e muxhahedinëve në Manëz. Ai tha se Irani ka fituar akses në një grup pajisjesh elektronike të konfiskuara gjatë operacionit të fundit nga policia shqiptare në kampin e organizatës Mujahedin-e-Khalq (MEK).

Sefer Kalaxhi, kreu i këshillit të informacionit të qeverisë iraniane, postoi të hënën në Twitter një mesazh sipas të cilit, një dërgesë që përmbante disqe dhe kuti kompjuteri që i përkisnin MKO-së kishte mbërritur në Iran.

“Ekspertët iranianë janë aktualisht të angazhuar në marrjen e të dhënave nga këto pajisje dhe identifikimin e lidhjeve të grupit terrorist dhe qelizave sabotuese”, shtoi ai, shkruajnë mediat iraniane.

“Rezultatet kanë qenë premtuese deri më tani,” tha zyrtari. Nuk dihet sa e vërtetë është kjo deklaratë, pasi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Iranit tashmë janë ndërprerë, që kur qeveria shqiptare largoi ambasadën iraniane nga Tirana. Gjithsesi për spekulimin nuk ka asnjë reagim nga qeveria shqiptare.

Forcat e policisë shqiptare hynë në kampin Ashraf-3, më 20 qershor në bazë të një vendimi gjyqësor që kishte të bënte me sulmet kibernetike të muxhahedinëve drejt Iranit.

Drejtori i policisë: Muxhahedinët tentuan të djegin kompjuterat!

Më pas, policia shqiptare hyri përsëri në kampin Ashraf-3 dhe forcat e sigurisë u vendosën në hyrje të kampit dhe kontrolluan të gjitha automjetet që dilnin nga vendi.



1 Comment

  1. Skandal i vërtetë kjo po të ketë ndodhur dërgimi nga policia jonë.Kaq shumë shkojnë për të ruajtur bythën këta qelbësira me Ramën në krye sa asnjë normë morali e ligj nuk zbatojnë. Siç duket Rama është kapur keq me aferën Macgonigal sa kalon në një poshtërsi të tillë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *