• |
ide | kryesore

Përse filmi ‘Barbie’ u ndalua në Vietnam

F1, Paparazzi
Barbie



Gjithë faji i një harte gjeografike. Autoritetet vietnameze kanë ndaluar shfaqjet e filmit të shumëpritur “Barbie”, me Margot Robbie dhe Ryan Gosling. Filmi supozohej të dilte në Vietnam më 21 korrik, por media shtetërore vietnameze raportoi se shpërndarja u bllokua për shkak të një skene që tregonte një hartë me të ashtuquajturën “nine dash line”, një paraqitje topografike e pretendimeve territoriale të Kinës në Detin e Kinës Jugore, të cilin Vietnami e konsideron shkelje të sovranitetit të tij.

Gazeta vietnameze “Tuoi Tre” raportoi deklaratën zyrtare të Vi Kien Thanh, kreu i departamentit të filmit, organi qeveritar përgjegjës për censurimin e filmave të huaj: “Ne nuk japim licencën për filmin amerikan “Barbie” sepse përmban imazhin ofendues të ‘vijës së nëntë pikave’.

“Barbie” është vetëm filmi i fundit që është ndaluar në Vietnam për këtë arsye. Në vitin 2019, qeveria e vendit tërhoqi filmin e DreamWorks “Abominable” (The small Yeti) dhe vitin e kaluar censuroi filmin d aksion “Uncharted”; në vitin 2021, Netflix gjithashtu duhej të hiqte filmin spiun australian “Pine Gap” nga tregu vietnamez.

Përveç Vietnamit, Filipinet, Tajvani, Malajzia dhe Brunei po kundërshtojnë gjithashtu pretendimet e Kinës për tokën. Në fakt, prej vitesh Pekini ka ndërtuar baza ushtarake në ishujt artificialë në zonën e Detit të Kinës Jugore, duke i pohuar pretendimet e tij edhe me forcë. Në vitin 2016, një gjykatë e Kombeve të Bashkuara në Hagë vendosi njëzëri kundër vlefshmërisë së “vijës me nëntë pika”. Megjithatë, ndonëse dënimi ishte përfundimtar dhe detyrues, Kina ka deklaruar se nuk e njeh vendimin dhe, për rrjedhojë, nuk do ta zbatojë atë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *