• |
ide | kryesore

Masat e BE-së ndaj Kosovës, Stano paralajmëron të njëjtat edhe për Serbinë

Lajme, Të fundit



Situata në veri të Kosovës vazhdon të mbetet e tensionuar që nga muaji i kaluar, kur kryetarët shqiptarë të komunave hynë në zyrat e tyre, të përballur me rezistencën e banorëve lokalë serbë.

Me gjithë thirrjet e komunitetit ndërkombëtar që Kosova t’i tërheqë njësitë speciale të policisë, që kryetarët shqiptarë të kryejnë detyrat nga vende tjera si dhe të organizojë zgjedhje të reja, nuk ka patur hapa në këtë drejtim.

Për shkak të kësaj situate Bashkimi Evropian ka vendosur disa masa ndëshkuese për Kosovën. Masat sipas tyre janë për “mos ndërmarrjen e veprimeve për shtensionim të situatës në veri”.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një përgjigje me shkrim, ka konfirmuar vendosjen e këtyre masave ndaj Kosovës.

“Kosova fatkeqësisht ende nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm. Prandaj, BE – siç tregohet në deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë për politikë të jashtme dhe siguri, në emër të shteteve anëtare më 3 qershor – ka vendosur të zbatojë një sërë masash.

Kemi pezulluar përkohësisht punën e organeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Kosova gjithashtu nuk do të ftohet në ngjarje të nivelit të lartë dhe vizitat dypalëshe do të pezullohen, përveç atyre të fokusuara në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë Stano për Telegrafin.

Programimi i fondeve për Kosovën në kuadër të ushtrimit programor IPA 2024 është pezulluar gjithashtu. Propozimet e paraqitura nga Kosova në kuadër të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor  nuk janë dorëzuar për shqyrtim në Bordin e WBIF më 29-30 qershor”, u shpreh Stano, duke shtuar se BE-ja ka njoftuar autoritetet e Kosovës më 28 qershor për vendosjen e këtyre masave.

Zëdhënësi i BE-së ka shtuar se këto masa janë të përkohshme. Ai gjithashtu tha se BE-ja është duke monitoruar Serbinë, dhe në rast se nuk i përmbushin kërkesat e tyre do të ndërmarrin masa edhe ndaj saj.

“Këto masa janë të përkohshme dhe plotësisht të kthyeshme në varësi të zhvillimeve në terren dhe vendimeve për deeskalim të marra nga kryeministri Kurti. BE-ja po monitoron gjithashtu nga afër përmbushjen e kërkesave tona nga Serbia dhe është e gatshme të marrë masa në rast të mospërputhjes”, tha Stano.

Stano deklaroi për Telegrafin se Përfaqësuesi i Lartë për politikë të jashtme dhe siguri, në emër të vendeve anëtare të BE-së ishte shumë i qartë për hapat e pritshëm për de-përshkallëzimin e menjëhershëm.

“Presim që Kosova të veprojë në mënyrë jo shkallëzuese dhe të pezullojë menjëherë operacionet policore në afërsi të ndërtesave komunale në veri të Kosovës. Kryetarët e komunave duhet t’i kryejnë përkohësisht detyrat e tyre në objekte të ndryshme nga ndërtesat komunale. Zgjedhjet e parakohshme duhet të shpallen sa më shpejt në të katër komunat dhe të organizohen në mënyrë plotësisht gjithëpërfshirëse. Kjo do të thotë me pjesëmarrjen e plotë dhe të pakushtëzuar të Kosovës/serbëve”, tha Stano.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdon të insistoj se “nuk mund të bëjë kompromise me kushtetutshmërinë e vendit”, derisa tha se masat ndëshkuese të BE-së janë “të padrejta”.

Ai shfaqi shpresën se këto masa do të jenë afatshkurtra, pasi, siç tha, “Kosova është një vend që ka nevojë për mbështetje në zhvillimin e saj”.

“Është e vërtetë që janë masa të përkohshme, por të padrejta, për shkak se Kosova dhe Qeveria e saj janë edhe shteti, edhe ekzekutivi më demokratik, pro-evropian dhe progresist”, tha Kurti.



5 Comments

  1. Perëndimi është shqetësuar nga tensionet sociale dhe politike në Beograd, tregues i të cilave janë protestat popullore, kurse tensionet në veri të Kosovës janë maska për të mbuluar këtë të vërtetë dhe justifikimi për Vuçiç.

    Më 1989, Milloshevic sulmoi Kosovën për të shuar zërat e Republikave të ish Jugosllavisë dhe penguar shpërbërjen e saj.

    I njëjti mjet po përdoret në veri të Kosovës 34 vite më pas.

  2. E bënë copë të shkretin Bill, si të paguar nga Rama dhe Sorosi, për të sulmuar Albin Kurtin.

    Por kush janë këta “puritanët”, që sulmojnë çdokënd që nuk mendon si Berisha dhe Meta?

    Janë në fakt, ata që e kanë emrin në listë pagesat e Berishës dhe Metës.

    Emrat nuk ka nevojë t’i përmendim, se tani i njohin të gjithë.

    Nëse jo, mjafton të ndjekësh emisionet e darkës dhe i identifikon lehtësisht.

  3. Ore e bëtë se europarlamentare folën dhe ju vunë me shpatulla në mur por dhe patë që brënda këshillit kishte shtete që reaguan në kundërshtim me ato masa që mer komisioni.Dhe dy kryeministra shkuan në Prishtinë sepse shohin që Kurti e qeveria e tij sillen konform ligjeve dhe e dinë kush janë shkaktarët e vërtetë të krizës.Serbia dhe vetëm ajo.

  4. Pederastet e BE-se.
    Po te kishte edhe Kosova ndonje president apo kryeminister te komunitetit LGTBYTHQIR sikurse Serbia me kryeministren lezbike dhe presidentin Vucic pederast, mbase do mbanin anen e Kosoves (qe eshte ana e drejte) dhe jo te sulmonin ate e perkedhelnin Serbine qe u rrahu edhe trimat breshkaxhinj Italiane te KFOR-it te tredhur.
    Politike bythe nga politikane pa bythe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *