• |
ide | kryesore

Shqetësim mbetet forcimi i lekut ndaj euros/ Ministrja Ibrahimaj tregon shkaqet

Lajme, Të fundit



2.72% ka qenë rritja ekonomike për tremujorin e parë të vitit 2023. Kështu u shpreh ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, në një konferencë për mediat.

Sakaq shtoi se shqetësim për ministrinë e Financave mbetet dhe forcimi i lekut karshi euros.

Ndërkohë shtoi se ka patur një ecuri mjaft pozitive në sektorin e turizmit për vitin 2023.

Për tre mujorin e parë të vitit 2023, rritja ekonomike në vend ishte me 2.72%. Ishte një rritje mesatare. Rezultoi që rritja 2.7% ishte me e lartë se Maqedonia e Veriut e se Serbia. Mesatarja e rritjes së vendeve të BE-së ishte 1%.

Të dhënat e turizmit, ka pasur një rritje me 7.2%. sa i takon 5 mujorit tregon për një ecuri mjaft pozitive për vitin 2023. Ka qenë me performancën më të lartë historike. Në 5 mujorin e parë numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri është rritur me 42%, rreth 700 mijë më shumë se vitin e kaluar. Turizmi ka filluar të jetë një dukuri e shpërndarë gjatë gjithë vitit. Presim që turizmi të vijojë që të ketë një performancë pozitivë.



3 Comments

  1. E vetmja qeveri ne bote qe vuan forcimin e monedhes vendase ndaj euros apo dollarit(pavaresisht rrethanave)!!!!!!

  2. Paskemi patur rritje ekonomike dhe se kam vene re?!

    Patatja ne burse del me 120LEK! Qepa ka pas nje renie te lehte. Mbase ka ndikuar ofensiva ne Ukraine! Rritja ekonomike eshte e ngadalte, por e sigurte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *