• |
ide | kryesore

Kontrolli i Lartë i Shtetit: Pse dështoi Pylli Orbital i Veliajt!

Arkiva, Lajme, Të fundit
erion Veliaj pylli orbital



Nga Blerina Gjoka

Kontrolli i Lartë i Shtetit jep alarmin për situatën mjedisore në kryeqytet pas një auditimi tematik për mjedisin në Bashkinë e Tiranës, ku konstatohet se projekti i famshëm i “Pyllit Orbital” i kryebashkiakut Erion Veliaj nuk është realizuar.

Projekti i Pyllit Orbital për mbjelljen e pemëve për shkak të pamundësive financiare për mbështetje me buxhet si dhe problematikave që lidhen me mungesën e hapësirave të nevojshme për mbjellje dhe çështjeve të pronësisë rezulton me një nivel të ulët realizimi, megjithëse ka kaluar një pjesë e konsiderueshme e periudhës së zbatimit të këtij objektivi” thuhet në raportin e auditit për vitin 2022 të prezantuar të mërkurën në Kuvend.

Raporti thekson gjithashtu se projekti i Veliajt “Qyteti i Gjelbër” është ambicioz, por nuk është shoqëruar me kapacitete të mjaftueshme financiare dhe logjistike nga ana e bashkisë.

I prezantuar që në vitin 2017, projekti “Pylli Orbital” u reklamua nga Veliaj si projekti më madhor i bashkisë për të gjelbëruar 23 zona të kryeqytetit dhe në mars të këtij viti ai pretendoi se ishin mbjellë 1 milion pemë.

Mjedisi po degradon me ritme të shpejta, fakt ky që reflektohet në probleme të tilla si pasiguria e tokës, përkeqësimi i cilësisë së ujit, ndotja e ajrit, zhurmat dhe problemet e depozitimit të mbeturinave, etj.” thuhet në më tej në raportin e KLSH.

KLSH konstaton gjithashtu se “zhvillimi i pakontrolluar urban ka shkaktuar ulje të raportit për frymë të hapësirave të gjelbra’.

Në shifra krahasuese, raporti i hapësirave të hapura të gjelbra për 100,000 banorë është shumë i ulët, 0.46m2 /banor, që sipas KLSH-së, është i papërfillshëm krahasuar me normën minimale të parashikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë prej 9m2 /banor dhe njësoj e papërfillshme krahasuar me vendet e rajonit.

Sipas KLSH-së, Tirana po shënon një rritje të pakontrolluar të popullsisë dhe vendbanimeve informale. Nëse nuk kontrollohet, vëren raporti, -“rritja e qytetit mund të marrë formën e një shtrirjeje të vazhdueshme urbane, duke shkaktuar rritjen e shpenzimeve të infrastrukturës, zgjatjen e kohës së udhëtimit të përditshëm, shkatërrimin e mjedisit natyror dhe zonave bujqësore prodhuese, si dhe rritjen e përgjithshme të konsumimit të energjisë dhe karburantit për transport”.

Në këtë kontekst, KLSH shton se bashkia e kryeqytetit ende nuk ka politika për uljen e zhvillimeve të pakontrolluara urbane.

KLSH i rekomandon kësaj bashkie që të marrë masa për shtimin e hapësirave të gjelbra të reja në territorin që administron, pasi konstaton se në përgjithësi objektivat e saj në këtë drejtim “rezultojnë të realizuara jo në nivelet e pritshme”./Reporter.al



8 Comments

  1. miliardat e vjedhura shqiptareve,i kalojne plakut shkerdhat,sorrakut qe bene shurren ne brek.ato 80 mije eurot ne dit nga inceneritori i jepen bishtukut te shurraqit.

  2. Jam dakord me principet por me te vertete raportet e KLSh jane qesharake..Fraza te tilla pa raporte mjedisore, statistika etj si psh “Mjedisi po degradon me ritme të shpejta, fakt ky që reflektohet në probleme të tilla si pasiguria e tokës, përkeqësimi i cilësisë së ujit, ndotja e ajrit, zhurmat dhe problemet e depozitimit të mbeturinave, etj.”jane shprehje primitive te nje institucioni primitiv..keto tregojne per kontrolle fshatçe (me shume respekt per fshataret, ku bej pjese edhe vete) . Thuajse te gjitha padite e ketyre dalin pa denime ne gjykate..Institucion, si kobure mediatike “pe kartoni”, kunder dikujt..

  3. Edi Rama pas kësaj mund të shkoj në Kosovë mund të takohet me Presidenten Osmani Kryetarin e Kuvendit apo partitë politike . Por nuk është fundi I botës që nuk takon Albin Kurtin. Edhe ashtu nuk kanë ndonjë gjë për të sqaruar. Janë të qartë secili në punën e vet. Njëri me Perëndimin e tjetri kundër tij.
    Ai do të shkoj në pesë shtete të rajonit. Do të takojë katër kryetar shtesh sllavë. I vetmi kryeministër që ka refuzar ta pres është Albin Kurti.

  4. “Vilë 3 mln euro apo orë 30 mijë euro…”/ Hoxha: Mos u besoni gazetarëve e analistëve që lëvizin me ‘Range Rover’ apo makinë 150 mijë euro

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *