• |
ide | kryesore

Milan bën ofertën për Alvaro Morata: 12 milionë për Atletico e kontratë 4 vjeçare për spanjollin

-Instant, Sport
Morata



Pista Alvaro Morata merr kuota për sulmin e Milan. Sipas asaj që bën të ditur Gazzetta dello Sport, klubi kuqezi ka avancuar një ofertë për sulmuesin spanjoll. Me llogari të bëra, flitet për 12 milionë euro për kasat e Atletico Madrid dhe një kontratë katërvjeçare me vlerë rreth pesë milionë në sezon për lojtarin. Një goditje e rëndësishme për të sistemuar repartin me një qendërsulmues me rendiment të sigurt. Sigurisht jo një sulmues i nivelit të parë prej njëzet golash në vit, por gjithsesi një ekspert, i fortë në ajër dhe i aftë për të vepruar edhe si mesfushor i avancuar. Profili i duhur për të plotësuar Olivier Giroud, pa shpenzuar shumë.

Duke shfrytëzuar dëshirën e lojtarit dhe familjes së tij për t’u rikthyer në Itali dhe klauzolën në rinovimin e fundit me Atletico Madrid, spanjolli mund të kthehet në Serie A duke paguar rreth 12 milionë euro mes taksave dhe zbritjeve. Një shifër mjaft e përballueshme, së cilës më pas duhet t’i shtohet paga e lojtarit.

PËRSE OPERACIONI ËSHTË I MUNDUR

Por edhe këtu kuqezinjtë mund të kenë rrugën të lehtësuar. Për tu veshur kuqezi, në fakt, Alvaro është gati të reduktojë pagën e tij duke ulur koston e përgjithshme të operacionit. Aktualisht ish-sulmuesi i Juventus fiton 6.5 milionë neto në sezon te Atletico Madrid. Te Milan ai është gati të pranojë një kontratë katërvjeçare për rreth 5 milionë euro apo edhe diçka më pak. Të gjitha me mundësinë për të përfituar edhe nga kursimet e Dekretit të Rritjes, një hipotezë mbi të cilën ekspertët e taksave kuqezi po kryejnë kontrolle për të shqyrtuar panoramën e plotë të marrëveshjes.

Lexo më tej: Milan, qendërsulmuesi i ardhshëm është Morata: spanjolli pret një fjalë nga Juventus

Kështu, për sulmin e Milan, Morata mund të jetë një mundësi e shkëlqyer. Ekonomike dhe teknike. Por për të vendosur rrugën e duhur për Alvaron ka pak kohë për të humbur. Në fakt, ka edhe klube të tjera që ndjekin gjurmët e spanjollit. Para së gjithash Juventus, që po vlerëson ende të ardhmen e Vlahovic dhe është i tentuar të kthejë spanjollin në rast transferimi të serbit. Për më tepër, në sfond është edhe interesimi i Al Ettifaq. Hipotezë që për momentin duket se nuk e bind shumë sulmuesin, por me shifra të caktuara mund ta lëkundin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *