• |
ide | kryesore

Policia kontroll blic në shtëpinë e “Rrumit”

Arkiva, Lajme, Të fundit
rrumi, shijak, arjan ndoji, vrasje



Një informacion se Aleksandër Laho i njohur ndryshe me nofkën “Rrumi” ndodhej në banesën e tij, ka vënë në lëvizje policinë e Durrësit e cila ka ushtruar kontrolle në banesën e këtij të fundit.

“Rrumi” është i shpallur në kërkim pasi ndaj tij janë vendosur dy urdhër arreste, konkretisht një nga Prokuroria e Durrësit dhe një tjetër nga SPAK.

Aksioni për kontrollin e banesës së tij është ndërmarrë pas sinjalizimeve se i shumëkërkuari ‘Rrumi’ ndodhej në shtëpi.

Policia ka shoqëruar vëllanë e tij, por më pas është lënë i lirë.

Sakaq gjatë aksionit është kapur një person me armë pa leje dhe më pas është arrestuar.

Rrumi është një personazh shumë i përfolur për lidhjet e tij me botën e krimit, ndërkohë që emri i tij u përmend edhe gjatë atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *