• |
ide | kryesore

Vrasja e policit Xhulio Prela, Prokuroria kërkon 20 vite burg për Redion Hysën

Arkiva, Lajme, Të fundit
Xhulio Prela



Prokuroria e Lezhës kërkon 20 vite burg për Redion Hysën, i cili akuzohet për vrasjen e policit Xhulio Prela. Lajmi u konfirmua nga gazetarja Klodiana Lala.

Redion Hysa bashkë me kushëririn e tij Sokol Hysa u arrestuan nga Policia e Lezhës me 28 dhjetor të vitit 2020, pasi kishin qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të karburantit kamerat e të cilit kishin filmuar vrasjen policit.

Pas veprimeve hetimore ndaj dy te rinjve u ngritën akuzat “Mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve” dhe “Kanosjes me arme”, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 28 gëzhoja. Pas një kontrolli rezultoi se njëra nga armët, pistoleta e gjetur ne depozitën e ujit qe ndodhej mbi tarracën e shtëpisë se Redion Hysajt, ka rezultuar se ishte përdorur në ngjarjen ku mbeti i vrarë efektivi Xhuliano Prela.

Ekspertiza balistike, ka provuar shkencërisht se pistoleta që mbahej e fshehur në depozitën e ujit, ka kryer 3 qitje në fshatin Gajush të Lezhës, vend i cili u gjend i pajete, efektivi i policisë. Madje ekspertet, shtojnë se edhe predha, që i ka marre jetën punonjësit të policisë, është qëlluar pikërisht nga arma e gjendur ne banesën e Redion Hyses. Për ketë fakt, Hysa është njohur me rezultatin e ekspertimit balistik dhe gjetjen e armës ne depozitën e ujit tek shtëpia e tij, por ai ka preferuar te mos flasë dhe mos japë asnjë shpjegim rreth provave te siguruara nga policia dhe prokuroria.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *