• |
ide | kryesore

Arrestimi i Fredi Belerit/ Thellohet përplasja diplomatike mes Greqisë dhe Shqipërisë

Arkiva, Lajme, Të fundit
"Beleri", Kathimerini: Greqia mund të bllokojë ndihmat për Shqipërinë



Greqia ndërmerr hapa konkretë në mbrojtjen e Fredi Belerit, fituesit të zgjedhjeve në Himarë, që po qëndron në burg me akuzën e vjedhjes së votave.

Zëdhënësi i qeverisë greke Pavlos Marinakis bëri me dije se Partitë Popullore Evropiane kanë hartuar një amendament të veçantë në lidhje me çështjen Beleri, i cili u shtua në raportin për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Me iniciativën e Eurodeputetëve të Demokracisë së Re, ka deklaruar Marinakis, është paraqitur një amendament nga Partia Popullore Evropiane, në kuadër të Raportit për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, i cili i referohet shqetësimit të shkaktuar nga mbajtja në burg të Fredi Belerit, si dhe në përgjithësi qëndrimit të qeverisë shqiptare ndaj minoritetit grek, kryesisht sa i përket të drejtave pronësore.

“Ajo që është shumë e rëndësishme të theksohet dhe do të vazhdojmë ta bëjmë në nivelin më të lartë është se qëndrimi i qeverisë shqiptare, ndaj një kryebashkiak të zgjedhur dhe ndaj minoritetit grek në tërësi, nuk është vetëm armiqësor ndaj minoritetit grek, por është edhe ndaj parimeve të Bashkimit Evropian dhe për këto parime duhen dëshmi që respektohen nga qeveria shqiptare, jo vetëm përballë Greqisë, por edhe ndaj të gjithë vendeve anëtare. Dhe kjo mbajtje në burg (e Belerit) dëshmon për fat të keq të kundërtën”, u shpreh ai.

Në përgjigjen që ka marrë nga Ministria jonë e Jashtme thuhet se arrestimi i Belerit është një akt i sistemit të drejtësisë, duke kujtuar se reforma në drejtësi në vendin tonë është sponsorizuar nga SHBA dhe Bashkimi Europian.

Deklarata të tilla janë të pavend dhe injorojnë realitetin demokratik dhe të sundimit të ligjit ne Shqipëri” thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme.

“Qeveria e Shqiperisë as nuk burgos, as nuk paraburgos kënd, sepse Shqipëria është një vend demokratik ku sundon parimi i ndarjes së pushteteve. Theksojmë me këtë rast se shtetasi shqiptar me kombësi greke Fredi Beleri është subjekt i Prokurorisë dhe Gjykatës Speciale kundër Krimit të Organizuar e Korrupsionit, struktura të krijuara nga Reforma në Drejtësi, e cila është fryt i bashkëpunimit strategjik me SHBA dhe BE. Qeveria Shqiptare nuk komenton veprimet dhe vendimet e këtyre strukturave. Ky parim vlen në rastin e z. Beleri ashtu si edhe në rastin e çdo qytetari tjetër shqiptar, në Shqipëri aq sa edhe në Greqi apo cilindo vend demokrarik në Europë e botë, prandaj e ftojmë Qeverinë e Greqisë të bëjë të njëjtën gjë dhe të presë, ashtu si ne, që drejtësia të bëjë punën e saj” përfundon njoftimi i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.



4 Comments

  1. Neritan Ceka rrëfen si i shpëtoi atentatit nga njerëzit e Berishës: Pistoletën ma vunë mbrapa koke, dëgjova një krismë

  2. Dava jevgjiti
    librin e shtepise ketij dhe gjitha tyre qe per nje pension apo nje pune argati i kane hasha gjithçkaje

  3. Kujtoi Ed Kokaina se me grekun mund të talli menderen, siç e tall me popullin e shkretë… Vazhdo me kokëfortësi Edi, hajrin do t’i shohësh!

    *Sa për temën, arrestimi i Belerit u bë në kohën dhe arsyet e gabuara. Kjo gjë duhej të bëhej shumë më përpara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *