• |
ide | kryesore

Në kërkim ndërkombëtar për prostitucion, arrestohet 51-vjeçari në Dibër

-Instant, Arkiva, Lajme
Fier, Kris arma në Dibër, policia arreston një person



Një 51-vjeçar nga Dibra i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, është vënë në pranga në qytetin e Peshkopisë me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Fehmi Meziu është i dënuar me 13 vite burg nga Gjykata e Apelit në Napoli, Itali për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Organizatë kriminale’’, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

“Dibër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Rezultati”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni u zhvillua nga FAST Albania, në bashkëpunim të ngushtë me DVP Dibër dhe me Interpol Tiranën.

I dënuar me 13 vjet burgim, nga Gjykata e Apelit në Napoli, Itali, për organizatë kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 51-vjeçari.

Si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve në kohë reale, të mbështetura dhe nga inteligjenca policore, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, FAST Albania, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rezultati”, i zhvilluar në qytetin e Peshkopisë, në kuadër të të cilit, u lokalizua, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Fehmi Meziu (Mëziu), 51 vjeç, banues në Dibër.

Gjykata e Apelit në Napoli, Itali, e ka dënuar këtë shtetas, me 13 vjet burgim, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Organizatë kriminale’’, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”, thuhet në njoftimin e policisë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *