• |
ide | kryesore

Atentati ndaj Gentjan Bejtes, sot para gjykatës “i forti i Niklës”

Arkiva, Lajme, Të fundit
gentjan



Pritet të dalë sot para Gjykatës Valter Bami. Ai u ndalua pas atentatit ndaj Gentjan Bejtes të ndodhur në Larushk të Krujës ku u vra kunati i tij Ramazan Sino dhe u plagosën 2 fëmijë të mitur. Valter Bami i konsideruar si “i forti i Niklës” u ndalua që menjëherë sapo ndodhi atentati, por më pas u lirua.

Atij iu morën analizat e mbetjeve në duar dhe pas daljes së analizave u konstatua se kishte mbetje baruti. Për këtë arsye Bami u sërish në pranga. Ai nuk ka pranuar të flasë gjatë para hetuesve. Ai ka thënë se natën kur ndodhi atentati ka qenë në banesën e tij duke fjetur. Ndërsa avokati i tij tha se Bami ka një pushkë sportive me leje me të cilën kryen herë pas here qitje.

Natën e 4 korrikut Gentjan Bejtja po kthehej në banesë me kunatin e tij Ramazan Sino dhe 2 fëmijët. Por pak minuta para se të mbërrinte në banesë ai ka zbritur nga makina duke i shpëtuar pritës që i ishte ngritur.

Policia ka dyshime se Bami është i përfshirë në këtë ngjarje të rëndë. Bejtja është një ermër i njohur për drejtësinë. Ai u ka shpëtuar edhe 2 atentateve të tjera në të kaluarën. Një herë është qëlluar me breshëri automatiku dhe një herë në makinë e tij ishte vënë eksploziv. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Ish-kryeministri dhe deputeti Sali Berisha nuk i vjen as tek maja e thoit Rrahman Rrajës. Mjafton që të dëgjoni çfarë thoshte Berisha më 15 mars 2008 dhe deklaratën e sotme të deputetit Rraja, për të kuptuar ndryshim kanë me njëri – tjetrin këta 2 politikanë, ndonëse njëri kapi majat e pushtetit politik si president dhe kryeministër, kurse tjetri nuk shkoi më shumë sesa kryetar komune dhe deputet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *