• |
ide | kryesore

Atentati në Larushk, Gjykata e Apelit lë në burg Valter Bamin

Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit ka lënë në burg Valter Bamin të arrestuar për armë mbajtje pa leje në lidhje me atentatin në Larushk, ku humbi jetën Ramazan Sino dhe u plagosën fëmijët e Gentian Bejtjes.

Ai iu nënshtrua një ekspertimi dhe rezultoi se në dorën e tij të majtë u gjetën mbetje baruti. Por, për avokatin e tij mbrojtës Ilir Murati, gjurmët e barutit kanë ngeluar në duart e klinetit të tij për shkak se ai është posedues i  një arme sportive me të cilën kryen qitje herë pas here.

Sipas avokatit, ditën që ka ndodhur atentati, Bami ndodhej në banesën e tij dhe nuk ka lidhje me ngjarjen e rëndë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *