• |
ide | kryesore

Tensionet në veri të Kosovës/ Escobar: Nëse palët nuk pranojnë planin e BE-së, kriza do të thellohet

Lajme, Të fundit
Escobar



Emisari i Shteteve të Bashkuara në bisedimet Kosovë -Serbi Gabriel Escobar në një intervistë për Televizionin e Kroacisë (HRT) ka thënë se Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak kanë paraqitur tre hapa të thjeshtë për deeskalimin në Veri.

“Hapi i parë është largimi i njerëzve nga rruga. Kryetari i mbetur i komunës nuk duhet të dalë në zyrë për të krijuar shpërqendrim”

“Na duhen zgjedhje të reja me pjesëmarrje të pakushtëzuar të serbëve. Ne kemi nevojë edhe për një afat kohor që pala serbe ta zbatojë pjesën e saj dhe një draft statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Bëhet fjalë për barazi, barazi dhe përfitime për të dyja palët” theksoi ai.

“Nëse këto dy palë nuk e pranojnë planin e BE-së për qetësimin e konfliktit mund të ketë një krizë edhe më të madhe” ka thënë Escobar.

“Në Ohër bëhej fjalë për një marrëveshje normalizimi për të krijuar kushte paqësore mes dy fqinjëve armiqësorë sipas rregullave evropiane. Jo vetëm që normalizuan marrëdhëniet e tyre, por u harmonizuan edhe me BE-në. Duhet t’i rikthehemi asaj” ka shtuar Escobar.

Më tej diplomati amerikan ka theksuar se marrëveshja krijon kushtet e duhura për thellimin e integrimit evropian.

“Ndërkohë u zhvilluan një sërë veprimesh destabilizuese. Kjo na shpërqendroi nga implementimi i asaj marrëveshjeje. Ne duhet t’i kthehemi asaj”, tha i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.



2 Comments

  1. Adrian Kalivaçi shkruan:

    “E verteta eshte se Zef Deda u dergua dhe u kurua falas ne ato vite ne Viene te Austrise, ne nje nga spitalet me te mira e me te kushtueshme. Te gjitha shpenzimet, trasporti ajror, shtrimi ne spital, vizitat e mjekëve, analiza, diagnozat, terapitë, të gjitha te paguara nga shteti “diktatorial”
    shqiptar.Jul Deda idioti funksional i familjes berisha ja mori fytyren babes,te madhit te humorit shkodran

  2. FOTO/ Rrajat, jo vetëm socialistë. Mbesa e Rrahmanit po bëhej gati për nënkryetare bashkie në Vorë nga Berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *