• |
ide | kryesore

Këshilli i Mandateve shtyn vendimin për Arben Ahmetajn

Arkiva, Lajme, Të fundit
mandateve



Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit në Parlament nuk mori një vendim për kërkesën e SPAK që kërkonte autorizim për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Pas një mbledhje maratonë të zhvilluar me dyer të mbyllura u vendos që ditën e mërkurë të ketë një tjetër mbledhje për të dëgjuar palën mbrojtëse. Sot u bë fillimisht një debat nëse mbledhja do të ishte e hapur dhe më pas u parashtruan kërkesat e prokurorëve për kërkesën e tyre. Përfaqësuesit e opozitës thanë se kjo ishte një taktikë e mazhorancës për t’i dhënë kohë Ahmetajt që të arratiset.

“Është e vërtetë që ishte një kërkesë e SPAK apo sugjerim që mbledhja e këshillit të mandateve të ishte e mbyllur. Në mënyrë të padrejtë dhe pa votim kryetarja e kuvendit vendosi që media të mos ishte e pranishme. U thanë vetëm informacione që janë bërë publike në media dhe nuk kishte arsye që të zhvillohej e mbyllur. Mazhoranca vendosi që vendimi të merret javën e ardhshme. Kjo në mënyrë të paligjshme. U konfirmua nga avokatët që ai është jashtë vendit, por ata thanë nuk e dinë ku është.

Ata konfirmuan vetëm që Ahmetaj nuk është në Shqipëri. Duke ditur që kërkesa mban datën 7 dhe vendimi do të duhet të merret javën tjetër është kohë e mjaftueshme që ai të arratiset. Nesër do të dëgjojmë pretendimet e avokatëve të zotit Ahmetaj. Ne nuk do të bëjmë gjyq dhe kjo është vetëm një shkak për t’i dhënë kohë” – tha Gazmend Bardhi. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Keshillit i ka mbetur hija e Ahmetajt, mbasi e larguan ne Marok, na bejne sfilata drejtesie me skema mafioze.Perfundimisht kjo drejtesi eshte e deshtuar e komanduar. Shfaqia do vazhdoi sikur po vepron hirra dretesore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *