• |
ide | kryesore

Serbia përfshihet nga skandali i “profileve të rreme” në mbështetje të Vuçiç

Lajme, Planet
Vuçiç



Serbia është përfshirë nga një skandal që ka prekur skenën politike të udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiç. Një listë me 14.310 profile të lidhura me Partinë Progresive Serbe (SNS), që është në pushtet, janë zbuluar në rrjetet sociale Facebook, Instagram, Twitter dhe TikTok, shkruan “Klix”. Në këto profile, “robotët” e lidhur me SNS-së dërgojnë mesazhe dhe komente që lavdërojnë presidentin Vuçiç dhe politikat e tij.

Në anën tjetër, “robotët” sulmojnë dhe ofendojnë ata që nuk ndajnë mendime të njëjta, sidomos opozitën serbe dhe protestuesit që prej disa javësh kanë dalë në rrugë dhe kërkojnë largimin e Vuçiçit nga skena politike.

Lista përmban emra specifikë të 3162 profileve, të cilat janë identifikuar si “profesional” që e kryejnë këtë punë paralelisht me punësimin ose funksionin e tyre të përhershëm në shoqëri. Shumë prej tyre janë punonjës të administratave të qytetit, ministrive dhe institucioneve të tjera shtetërore apo vendore, drejtorë shkollash, profesorë fakulteti dhe njerëz të tjerë financimi i të cilëve bazohet në buxhetin e shtetit.

Sipas raportimeve të mediave serbe, disa prej tyre marrin tarifa për këtë shërbim për t’i ndihmuar ata të kapërcejnë inflacionin dhe situatën e vështirë sociale.

“Bots” ndahen në dy kategori. Të parët janë robotët klasikë, detyra e të cilëve është të shkruajnë komente pozitive dhe mbështetëse për SNS-në dhe lëvizjet politike të Vuçiçit. Kategoria e dytë janë të ashtuquajturat superspecialistë, kryesisht të punësuar në shërbimet shtetërore dhe publike, të cilët reagojnë në situata emergjente dhe mund të shprehin dashuri për liderin ose urrejtje për armiqtë.

Pasi u zbuluan, disa nga profilet u fshinë ose çaktivizuan. Disa vite më parë, rreth 8.500 llogari që lavdëronin SNS-në dhe Vuçiqin u hoqën nga Twitter. Më shumë se 40 milionë cicërima u publikuan nga ato llogari.



1 Comment

  1. 15 000 profile qe pervec fushates se brendshme ne Serbi ,secili prej tyre perdoren edhe per fushata anti shqiptare. 15 000 profile vetem nje parti, imagjinio te gjithe partite, e shto ketu edhe profile te verteta te te gjithe serbeve, ku secili serb e ben me deshire “kontributin”(komentin.propaganden) e tij kunder shqiptareve. Ja pra, jane keta profile qe mbushin portalet shqiptare e percajne, sidomos tek portali i Meros. Per fat te keq shqip dine te gjithe serbet e Kosoves, e bile nje grup i madh serbesh (edhe nga serbia) e flasin edhe gjuhen letrare shqipe. Prandaj duhet me urgjence te behet ligji qe heton cdo koment te dyshimte. Prandaj portali i Meros duhet shpallur zone krimi dhe hetimi. Sa me pare te kuptohet kjo urghjence aq me mire. Sa me shume te tolerohet, aq dem i madh do behet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *