• |
ide | kryesore

Betohen 26 prokurorë të rinj

Arkiva, Lajme, Të fundit
Betohen 26 prokurorë të rinj



26 prokurorë të rinj janë betuar gjatë një ceremonie ditën e sotme dhe pritet t’i bashkohen tashmë sistemit të akuzës në vendin tonë.

Ceremonia u organizua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë me pjesëmarrjen e kryeprokurorit Olsian Çela, ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe kreut të KLP-së, Alfred Balla.

Magjistratja Xhejsnila Hako, e emëruar në Durrës, në emër të kolegëve tha tha se prokurorët e rinj, janë të vetëdijshëm për sfidat që i presin.

“E dimë që do të jetë një detyrë e vështirë”, tha prokurorja më e re e qytetit të Durrësit.

Kryeprokurori Olsi Çela, duke iu referuar vendeve vakante të krijuara nga vetingu, tha se magjistratët e rinj po hyjnë në sistem në një moment të vështirë.

Prokurorët e rinj janë emëruar në qytete si Gjirokastra, Fieri, Korça dhe Durrësi ku ka pasur mungesa për shkak të vendeve vakante nga shkarkimet e shumta të procesit të vettingut.



3 Comments

  1. Po keto qenkan dhe bukuroshe more!

    Me pas qejf tjetri me bo vepra kriminale vecse qe te hetohet nga keto prokuroresha.

    Suksese gocave!

  2. Të shpresojmë të mos të korruptohen dhe të veprojnë sipas ligjit. Janë të rinj dhe shpresa është tek ata. Ata e dinë që drejtësia është një shtyllë e konsiderueshme e pushteteve të funksionit të demokracisë dhe shtetit ligjor dhe duhet pikërisht për këtë të punojnë fortë e me guxim.Ka ardhur koha që më të vërtetë duhet ndryshuar Shqipëria. T’ju urojmë punë të mbarë dhe suksese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *