• |
ide | kryesore

Arrestimi i Fran Tucit, zbardhen akuzat e SPAK për ish-kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit

Lajme, Të fundit
SPAK



SPAK ka publikuar detaje rreth arrestimit të ish-kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit, Fran Tuci. Dyshohet se është cenuar një sipërfaqe e konsiderueshme dhe është dëmtuar terreni i fondit pyjor në pronësi të kësaj Bashkie.

Njoftimi i SPAK:

Pas kryerjes së veprimeve hetimore në kuadër të këtij procedimi penal ka rezultuar se në territorin nën juridiksionin administrativ të Bashkisë Fushë Arrëz, në kundërshtim me të gjithë kuadrin ligjor në fuqi, është hapur një segment i ri rrugor rreth 1.8 km dhe gjerësi rreth 5 m, i cili ka cënuar një sipërfaqe të konsiderueshme të fondit pyjor në pronësi të kësaj Bashkie si edhe ka dëmtuar rëndë terrenin që i përket këtij fondi pyjor.

Dëmi i përllogaritur nga IKMT Shkodër, pas inspektimit të kryer në terren, kap vlerën e konsiderueshme të 234,007,500 lekë, i cili përfshin dëmtimin e terrenit si edhe shpyllëzimin e sipërfaqes se regjistruar pranë ASHK, Drejtoria Vendore Pukë, si pasuri të llojit “Pyll” në pronësi të Bashkisë Fushë Arrëz.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar e provuar se ish titullari i Bashkisë Fushë Arrëz, shtetasi F.T., në bashkëpunim më ish Administratorin e Njësisë Administrative Iballë, shtetasin N. M., me veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin, të cilat përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke sjellë në të njëjtën kohë edhe pasojë të rëndë materiale për shtetin, kanë lejuar hapjen e një segmenti të ri rrugor auto rural, të pamiratuar më parë nga autoritetet kompetente.

Punimet për hapjen e këtij segmenti të ri rrugor është provuar të jenë kryer nga shtetasi D. M., administrator i një subjekti tregtar privat. Ky shtetas, duke vepruar në terren me mjete të rënda, pa patur asnjë leje nga organet kompetente, ka shkaktuar shkatërrimin e pronës, duke kryer gërmime në volume të konsiderueshme dhe njëkohësisht duke shpyllëzuar fondin pyjor në pronësi të Bashkisë Fushë Arrëz.



2 Comments

  1. Të gjith ata politikan qendrone dhe lokale, që kane vjedhur miljone, ose edhe miljard evro. Dhe kane shkatrrue komplet bregdetin dhe qytetet krysore të Shqiprise, tani më SPAKU, i ka vue para drejtesise dhe lekt, e pasurit e tyre jane konfiskue dhe jujane kthyre qytetarve bravo SPAK::??? Tani SPAKU nuke dine se çfare të bëne me leket dhe kohen që kane në dezpozicjone??? Dhe tani do merren me disa idjot që kane vjedhur ca miser dhe grure dhe kane demtue pushtetin popullore…. Edhe një her një bravo të madhe SPAKUT…. Edhe ky si pase klyshve dhe psedo gazetar dhe militatve të gjith sekti politike. Ky ështe arrestue me urrdher të Rames dhe Kimetes, ndoshta edhe Bajdeni a po Blikeni kane dore në kët arrestim të shekullin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *