• |
ide | kryesore

Me pistoletë në makinë, arrestohet 26-vjeçari

Arkiva, Lajme, Të fundit
Korçë, dy të arrestuar për vjedhje



Një 26-vjeçar në Fier është arrestuar nga policia, pasi lëvizte i armatosur në automjet.

Gjatë operacionit policor të koduar “Finalizimi”, sekuestrohen një pistoletë, municion luftarak dhe një automjet, ndërkohë në pranga ra shtetasi Elidon Stani, banues në Fier.

NJOFTIMI I POLICISË

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, si rezultat i kontrolleve të pandërprera në të gjithë territorin e qarkut, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, si dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që posedojnë sende të kundërligjshme, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Finalizimi”, si rezultat i të cilit u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi E. S., 26 vjeç, banues në Fier. Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte 26-vjeçari, iu gjet një çantë brenda së cilës ishte një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me këtë automjet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *