• |
ide | kryesore

Aksident i trefishtë në Fier, raportohet për 4 të plagosur

Arkiva, Lajme, Të fundit
Aksident, Pogradec i trefishtë në Fier, raportohet për 4 të plagosur



Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Fier pranë vendit të quajtur ‘Fermë Çlirim’, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona. Mësohet se mes të plagosurve janë dhe 2 fëmijë të mitur, të moshës 2 dhe 10 vjeç. Ende nuk dihen rrethanat e plota mbi ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 18:20, në vendin e quajtur “Fermë Çlirim”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. N., është përplasur me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin F. D. dhe me automjetin tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin K. R.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë pasagjerët në automjetin tip “Volksëagen”, shtetaset V. R., A. R., dhe dy fëmijë të mitur 2 vjeç dhe 10 vjeç , të cilët kanë shkuar në spital dhe po kryejnë ekzaminimet mjekësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *