• |
ide | kryesore

Aksident në aksin Borsh – Sarandë, drejtuesi i mjetit dërgohet në spitalin e Traumës

Lajme, Të fundit
jetën, Bie nga kati i nëntë i pallatit, ndërron jetë 40-vjeçari në Durrës



Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Borsh – Sarandë. Një 50-vjeçar, banues në Sarandë duke drejtuar automjetin e tij ka humbu kontrollin dhe për pasojë është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Pas mjekimit në spitalin e Sarandës, 50-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, në ngarkim të shtetasit shtetasi , 50 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë orëve të para të datës 14.07.2023, ky shtetas, duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Borsh-Sarandë, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Pas mjekimit në spitalin e Sarandës, 50-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *