• |
ide | kryesore

Bardhi: Ahmetaj kërkohet të shkojë në burg sepse vodhi 430 milionë euro

Lajme, Të fundit



Në fjalën e tij, Sekretari i Përgjithshëm i PD,  Gazmend Bardhi është shprehur se si pasojë e kësaj afere Arben Ahmetaj i ka marrë qytetarëve shqiptarë 430 milion euro.

Si opozitar do të duhet të isha i lumtur që një koleg i mazhorancës, apo ish-ministër dhe zv/kryeministër  shkon në burg. Në fakt pasi kam lexuar dosjen e ardhur nga SPAK, nuk ndjej asnjë lumturi për shkaqet që ky zotëria po shkon në burg.

Dy biznesmenë pa asnjë kapacitet financiar për shkak të njohjes me personin më të afërt të Ramës, trurin e tij financiar në momentin kur erdhi në qeveri, krijoi një skemë shumë kohë më parë, për të përfituar në mënyrë të parregullt, 430 milion euro” tha Bardhi.

Bardhi tha se këtë aferë Partia Demokratike e ka denoncuar që në vitin 2018, dhe në atë kohë sipas tij kryeminsitri, ministrat dhe kolegët deputetë filluan t’i sulmonin tallnin dhe intimidonin.

Ai shtoi se me punën e Komisionit Hetimor u arrit t’i jepet informacion mjaftueshëm SPAK, që ministri i Ramës sot të rrezikojë jo më pak se 15 vite burg.

Sekretari i PD thekson se koka e kësaj afere nuk është Arben Ahmetaj, por kryeministri Edi Rama.

Me ndihmën e Edi Ramës dhe mikut të tij Ahmetaj dhe më tej me përfshirjen e një numri të konsiderueshëm të ministrave të Ramës, fillojnë të marrin paratë tonë  për ndërtimin e inceneratorëve, të cilët edhe sot pas 6 vitesh janë jashtë funksionit.

PD e ka denoncuar këtë aferë që në vitin 2018. Por kryeministri dhe ministrat jo vetëm që nuk na dëgjuan, por filluan të na sulmonin dhe të na tallnin, e po ashtu të intimidonin cilindo që përmendë këtë aferë.

Sot është dita që krahu i mazhorancës sot, t’i kërkojë ndjesë anëtarëve të Komisionit Hetimor, që edhe pse të sulmuar i shkuan deri në fund zbulimit të së vërtetës.

Me punën e tyre, SPAK iu dha informacion i bollshëm që sot ministri i Ramës të rrezikojë jo më pak se 15 vite burg. Jo vetëm për korrupsion apo shpërdorim detyre, por edhe pastrim parash.

Pjesë e këtij hetimi duhet të jetë koka e aferës së inceneratorëve dhe ai nuk është Arben Ahmetaj, por kryeministri Edi Rama u shpreh Bardhi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *