• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Dokumentat që implikojnë Veliajn në inceneratorin e Tiranës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Veliaj dokumentat



Monika Kryemadhi ka publikuar edhe një herë dokumentat që implikojnë Erion Veliajn në aferën e inceneratorit të Tiranës, që nga përgjigjia që kryebashkiaku i dha Alqi Bllakos, deri në miratimin e kontratës nga Komisioni për Koncensionet. “Erion Velija në çdo studio dhe komunikim me mediat është shprehur Bashkia Tiranë paguan 29 euro për ton dhe nuk ka qenë pjesë e procedurës koncesionit innceneratorit Tiranë” shkruan Kryemadhi, duke nxjerrë dokumentin që mban firmën e tij dhe që i hapi rrugën nënshkrimit të kontratës.

1. Tiranë, më datë 27.03.2017 Erion Veliaj në përgjigje të kërkesës nga Ministria e Mjedisit për miratimin e plan-fizibilitetit për ndërtimin e inceneratorit Tiranë, shprehet parimisht dakort për rolin e Bashkisë Tiranë (kupto angazhim financiar për të kryer pagesa), referuar studimit të fizibilitetit.

Pergjigjia e Veliajt per Alqi Bllakon ne lidhje me procedurat per inceneratorin
Pergjigjia e Veliajt per Alqi Bllakon ne lidhje me procedurat per inceneratorin

2. Referuar shkresës nr.8275/1 prot. 27.03.2017, me anë të së cilës Erion Veliaj në rolin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë është shprehur parimisht dakord për rolin e kësaj bashkie referuar studimit të fizibilitetit, Arben Ahmetaj pasi Bashkia Tiranë merr përsipër financimin sipas studimit të fizibilitetit shprehet “pa koment për sa kohë financuesi dhe përfituesi kryesor është Bashkia Tiranë”.

Aprovimi pa koment nga Arben Ahmetaj
Aprovimi pa koment nga Arben Ahmetaj

3. Komisioni me objekt dhënie koncesioni/PPP “Ndërtim Landfilli, Inceneratori dhe rehabilitimi i venddepozitimeve egzistuese Tiranë”, vijom punën pasi merr dakordësinë e Bashkisë Tiranë për vazhdimin e procedurave referuar studimit të fizibilitetit dhe miratimin nga Ministria e Financave ku shprehet pa koment përderisa financuesi dhe përfituesi është Bashkia Tiranë.

xKerkesa e antareve te Komisionit per vendimin e Keshillit Bashkiak

4. Në Gusht të vitit 2017 komisioni i koncesionit ka përzgjedhur fituesin “Integrated Energy BV SPV”. Një nga anëtaret Valbona Ballgjini kërkon që Bashkia Tiranë kërkon që Bashkia Tiranë të miratojë me VKB angazhimin financiar, para se të lidhet kontrata mes Ministrisë së Mjedisit dhe Koncesionarit. Vemë në dukje se Erion Veliaj kishte dy përfaqësues në këtë komision, Taulant Tushën dhe Namik Simixhun, dhe ata duke vepruar si përfaqësues të emëruar nga Veliaj kanë dhënë dakordësinë për të vijuar me procedurën e koncesionit pa kërkuar miratimin paraprak me VKB të angazhimit financiar të Bashkisë Tiranë, siç kishte sygjeruar komisioni.

antaret e Komisionit me dy perfaqesues nga Bashkia e Tiranes
Antaret e Komisionit me dy perfaqesues nga Bashkia e Tiranes

Erion Velija ne cdo studio dhe komunikim me mediat eshte shprehur Bashkia Tirane paguan 29 euro per ton dhe nuk ka qen pjes e procedures koncesionit innceneratorit tirane.



14 Comments

  1. Erion Veliaj = Ndragheta

    SPAK nuk e therret te deshmoje por ben show me Ahmetaj qe ka shume kohe pa post! SPAK Dumani kafshon vetem kur te heqin pushtetin, si Ahmetaj qe vetem si deputet e hodhen ta shqyeje SPAK Dumani! Po Erion Veliaj o SPAK Dumani pse nuk e merr ne hetim, apo s’te lejon Alex Gay Soros?!

    1. Nuk e le Shef Sorra te preket Lali Eri, se ne fakt me cduket nga letrat ky eshte strumbullari, iniciatori, finalizuesi dhe paguesi i te gjithe procedures kaq te perfolur…se marr vesh pse i turren Ahmetaj kur duket sheshit qe ky eshte iniciatori.

  2. Lali Eri dhe Edi ,fitojne zgjedhjet 2033-2037 me 95 mandate .Vetem PS dhe keta lider qe mbeshtesnin aleancen me SHBA dhe BE do vazhdojne rrugen e zhvillimit te Shqiperine Europiane.

  3. Të lumtë Monika!

    Ishe ti e para që e ngrite me të madhe këtë ndyrësi të PS, asnjë tjetër nuk u ndie…. Edhe hallall ajo këpuca që i fluturove Ed Kokainës kohë më parë!

  4. Një njeri i sanksionuar familjarisht si hajdut, me grua hajdute vajzë hajdute djalë hajdut dhe vet kryehajdut, natyrisht që ndjehej në qiell të shtatë kur mendonte se do diskutonte për sanksionimin e një kundërshtari të tij.
    Dy copat e tjera të opozitës po ashtu ndjeheshin dyfish të motivuara si nga gëzimi I Berishës ashtu dhe nga zemërimi i Edi Ramës.

  5. një video-je ku Doktori dhe Zeni ecin në Gjermani bashkë të vetmuar, e mërziti shumë Mulin.

    Aq më tepër duart e Doktorit pas sikur i kishte lidhur me pranga.

  6. një video-je ku Doktori dhe Zeni ecin në Gjermani bashkë të vetmuar, e mërziti shumë Mulin.

    Aq më tepër duart e Doktorit pas sikur i kishte lidhur me pranga.me dokumentat e Benit qe ja dha mones qe iliri te sulmonte ramen ben si lace mona qe pagoje 260 mije euro per tu bere si Trenvestit mona

  7. Nese Rama ia leshon pushtetin Erion Veliajt , atehere ky do behet edhe me i zoti se Rama dhe

    do jete nja nga udheheqesit me te medhenj te botes. Ky do ta beje Shqiperine e lulezuar sic

    beri Tiranen.

  8. Ne gjithe kete mullar plehrash, eshte tejet zhgenjyese qendrimi i nderkombetareve. Kjo tregon se diplomatet qe na dergojne ketyre aneve jane po aq zhele dhe te korruptuar. Iu duhet bere vetting edhe atyre. Po te pakten ne te mos mbajme me shpresa se kemi arbiter. Shqiperine e bejme vete ne, duke filluar nga sjelljet me elementare te perditshmerise.

  9. Ndaj dhe nga mëngjesi në darkë, në televizione dhe portale shohim live Sali Berishën dhe Ilir Metën, se i ka blerë Rama mediat.Byrekun dhe llallen e ke gati o cecen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *