• |
ide | kryesore

Reuters: Kosova ble dronë Bayraktar pas trazirave në veri

Arkiva, Lajme, Të fundit
reuters



Lajmi se Kosova ka blerë dorë Bayraktar nga Turqia ka marrë menjëherë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Agjencia e lajmeve Reuters citon se ky vendim i qeverisë së Kosovës vjen “në një kohë kur ajo përballet me trazira në veri ku serbët etnikë refuzojnë të njohin autoritetet e Prishtinës”.

“Në një postim në Facebook që e tregon atë përballë një droni me ministrin e tij të mbrojtjes, kryeministri Albin Kurti tha se shpenzimet e fundit të sigurisë po e bëjnë vendin më të sigurt. Ai nuk dha numrin apo koston e dronëve, të parët e Kosovës. As nuk tha se për çfarë do të përdoren. Dronët Bayraktar kanë fituar popullaritet global pasi u përdorën nga ushtria e Ukrainës kundër forcave ruse.

“Kosova tani është edhe më e sigurt dhe gjithmonë krenare”, tha Kurti, duke shtuar se qeveria e tij në dy vitet e fundit e ka rritur numrin e trupave me 80% dhe buxhetin e mbrojtjes me më shumë se 100%” – citon Reuters.

“Republika 15-vjeçare po ndërton një ushtri që synon përfundimisht të ketë 5,000 ushtarë të rregullt dhe 3,000 rezervistë. Aleanca ushtarake e NATO-s ka gjithashtu më shumë se 4,500 paqeruajtës në vendin me 1.8 milionë banorë. Në muajt e kaluar, Kosova është përballur me dhunën e saj më të keqe etnike në veri, ku jetojnë rreth 50,000 serbë etnikë, të cilët mbështeten nga Beogradi.

Kriza shpërtheu në maj pasi kryetarët shqiptarë etnikë morën detyrën pas zgjedhjeve lokale të bojkotuara nga serbët që kërkonin zbatimin e një marrëveshjeje 10-vjeçare për më shumë autonomi. Kosova synon të anëtarësohet në NATO, por 4 nga anëtarët e aleancës ende nuk e njohin pavarësinë e saj të vitit 2008 nga Serbia. Pas dhunës në maj, presidenti serb Aleksandar Vuçiq vendosi ushtrinë e tij në gatishmëri luftarake dhe i zhvendosi njësitë më afër kufirit me Kosovën” – shkruan Reuters. ©LAPSI.al



3 Comments

    1. Tani mëqe Kosova, dhe Albin, kane bler byrataret, nga vllezer Turq. Une besoj që jane gati që të fillone luften, me Amerikanet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *