• |
ide | kryesore

Shpjegimi/ Ç’është kjo vapë që po përvëlon Europën dhe kur do ikë

Arkiva, Lajme, Të fundit
vapë



Evropa po “piqet” nën diellin e nxehtë të një vale të paparë të të nxehtit. Temperaturat pritet të arrijnë në 45 gradë Celsius në disa pjesë të Spanjës. Italia dhe Greqia po përjetojnë gjithashtu ditë të nxehta. Ekspertët e klimës thonë se bota sapo ka kaluar javën e saj më të nxehtë në histori. Atëherë çfarë po ndodh në Evropë dhe cili do të jetë vendi më i nxehtë këtë javë? Faji i ndryshimeve klimatike? Sky News ka bërë një përmbledhje duke u dhënë përgjigje disa prej pyetjeve kryesore për këtë vapë.

Çfarë po ndodh, dhe pse?

Temperaturat në të gjithë Evropën po rriten pasi kontinenti është goditur nga një valë të nxehti me ndoshta 5 ose 10 gradë Celsius mbi mesataren. Pse po ndodh e gjithë kjo? Ka disa arsye. Sinoptikanët thonë se një zonë ajri me presion të lartë është bllokuar mbi Mesdheun jugor, në veçanti në Spanjë, dhe retë e pluhurit të Saharasë po përkeqësojnë situatën. Një faktor tjetër që po kontribuon janë temperaturat jashtëzakonisht të larta të sipërfaqes së detit, që do të thotë se në brendësi të Mesdheut nuk po vjen ajër më i freskët. Shkencëtarët thonë se shkaktare për këtë janë edhe ndryshimet klimatike.

Pse vala e të nxehtit quhet Cerberus?

Kjo është një pyetje e drejtë. Ishte Shoqëria Meteorologjike Italiane që e quajti këtë valë të të nxehtit sipas emrit të përbindëshit mitik, “Cerberus”, i cili thuhej se ruante portat e Ferrit. Në Ferrin e Dante Alighierit, veprën e famshme të poetit italian, Cerberus ishte një qen me tre koka që mundon mëkatarët në rrethin e tretë.

Cila është pjesa më e nxehtë e Evropës?

Duket se Spanja do të zërë vendin e parë këtë javë pasi paralajmërimet e shërbimit të motit të vendit thonë se termometrat mund të arrijnë 45C në zonat juglindore të Gadishullit Iberik. E njëjta temperaturë u arrit të hënën në një fshat afër Granadës në fillim të valës së të nxehtit. Ndërkohë, 10 qytete në Itali janë vënë në alarm të kuq për të moshuarit, nga Bolzano në veri duke u shtrirë në jug deri në Bolonja, Firence dhe Romë.

People sit by a fountain in the Tuileries gardens, Monday, July 10, 2023 in Paris where temperatures are expected to rise up to 30 degrees Celsius (86 degrees Fahrenheit). (AP Photo/Thomas Padilla)
Njerëz që fresohen pranë një shatërvani në Paris

Temperaturat pritet të arrijnë në 40C në brendësi të Sardenjës të mërkurën. Vapa po shtohet edhe në Greqi. Në ditët në vijim parashikohej që temperaturat të arrijnë deri në 44 gradë Celsius në disa pjesë të vendit. Autoritetet ndaluan aksesin në rezervatet natyrore dhe pyjet për të reduktuar rrezikun e zjarreve. Bashkitë po hapnin zona me ajër të kondicionuar në ndërtesat publike që njerëzit të strehoheshin nga nxehtësia.

Kur do të përfundojë vala e të nxehtit?

Ka disa lajme të mira për Spanjën për një mot më të freskët që po vjen. Ruben del Campo, një meteorolog nga agjencia kombëtare e motit të Spanjës, tha: “Të mërkurën, ne presim që temperaturat të bien në përgjithësi me ardhjen e erërave të ftohta nga veriu dhe lindja, me përjashtim të Andaluzisë juglindore dhe jugore, ku do të fryjnë ende erëra të nxehta nga pjesa e brendshme do të shkaktojë rritje të temperaturave.”

Pic: AP
45 gradë Celsius në Spanjë

Teksa pritet një lehtësim i vapës në ditët në vijim për Gadishullin Iberik, vendet e tjera evropiane do të vijojnë të djersiten gjatë fundjavës. Sipas Met Office në Britaninë e Madhe, vala e të nxehtit mund të zgjasë edhe një javë dhe ndoshta më gjatë në disa zona. “Nuk ka shenja të ndonjë ndryshimi të madh për dy javët e ardhshme për momentin” – tha zëdhënësi i Met Office, Nicola Maxey për Sky News.

A shkaktohet kjo nga ndryshimet klimatike?

Vala e fundit e të nxehtit vjen pasi bota përjetoi javën e saj më të nxehtë të regjistruar në fillim të korrikut. Më herët u regjistrua qershori më i nxehtë në histori sipas Organizatës Botërore Meteorologjike. Studimet e mëparshme e kanë lidhur nxehtësinë në Evropë me ndryshimet klimatike. Në fillim të kësaj jave, një studim i ri zbuloi se më shumë se 61 mijë njerëz vdiqën në Evropë verën e kaluar si rezultat i nxehtësisë ekstreme.

Nicola Maxey nga Met Office tha se nuk ka pasur ndonjë studim që lidh këtë periudhë të fundit të motit të nxehtë me ndryshimin e klimës. “Ajo që ne dimë është se niveli bazë i nxehtësisë është më i lartë, kështu që ne po shohim nivele të rritura të nxehtësisë për shkak të ndryshimeve klimatike. Kështu që ku vjen një valë të nxehti, temperaturat që arrin nxehtësia janë edhe më të larta” – tha ajo. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Eshte propaganda e ndyre me klimen por mire tju behet se do qijne pidhin e semes me kete sebep dele te ndyra. Temperaturat jane normale, matjet jan kot me kot dhe jo te certifikuara o plehra.

    1. Shoku, klima ka ndryshuar, por aspak nga ato që thotë artikulli i dobët i mësipërm. Fajin e kanë chemtrail-et dhe HAARP (rrezatimet e fuqishme elektromagnetike ushtarake që qëllimisht godasin jonosferen)…. U be gati 6 vjet që e shkatërruan kohën, e gjitha e qëllimshme.

  2. “Vala e fundit e të nxehtit vjen pasi bota përjetoi javën e saj më të nxehtë të regjistruar në fillim të korrikut.”

    Lapsi çfar kuptimi ka fjalia e mësipërme?!!…. Është sikur të thuash “nata është e errët sepse është errësirë”. Absurditet, arsyetim rrethor.

    Ndërkohë shihni ato avionë ushtarakë që hedhin pluhura të bardhë përditë mbi Shqipëri dhe Evropë . Ajo po!! … (Por s’besoj se ja u mban t’a botoni!)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *