• |
ide | kryesore

FOTO/ ‘Playboy’ josh futbollisten e Bayern: “Një grua e re shumë e bukur”

-Instant, Sport
playboy



Së shpejti do të hapet Botërori i Futbollit për Femra, e planifikuar nga 20 korriku deri më 20 gusht në Australi dhe Zelandën e Re. Një Kupë Bote në të cilën Giulia Gwinn, mesfushorja e Bayern Munich dhe kombëtares gjermane, nuk do të marrë pjesë. Ajo po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë, që komprometoi thirrjen e saj në këtë event. E 24-vjeçarja, përveçse ka marrë opinione të shkëlqyera në rolin e komentatores sportive, ka marrë edhe një propozim “të pahijshëm” nga revista e famshme Playboy.

Siç raportohet nga Bild, në fillim të vitit, pikërisht kur Gwinn po punonte për t’u rikuperuar nga dëmtimi, Playboy Gjermani ka formuluar një propozim bashkëpunimi për të. Lojtarja e Bayern Munich është gjithashtu një fytyrë e njohur në botën sociale dhe mburret me mbi 500 mijë ndjekës në Instagram. Një detaj që nuk i ka shpëtuar periodikes së famshme, që ndër vite ka përjetësuar disa nga femrat më të bukura të historisë së botës së spekltaklit.

Drejtori i Playboy Gjermani Florian Boitin ka shpjeguar për Bild arsyet e propozimit që i është bërë futbollistes: “Giulia Gwinn nuk është vetëm një sportiste e jashtëzakonshme, por edhe një grua e re e bukur. Për këto arsye, një personazh si ajo është padyshim interesant për Playboy”. Sipas gazetës autoritare gjermane, futbollistja megjithatë e ka refuzuar ofertën pa e marrë në konsideratë, edhe për shkak të çështjes që lidhet me të drejtat e imazhit. Prandaj tifozët e 24-vjeçares do të duhet të “ngushëllohen” me imazhet e publikuara në profilin e saj gjithmonë të përditësuar në Instagram.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *