• |
ide | kryesore

Kërcënimet/ Erion Veliaj në sistemin “alert” të organizatave të gazetarëve në Këshillin e Europës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Rama dhe Veliaj



Për shkak të presionit që i bëri gazetares Ola Xama duke e quajtur një “killere me pagesë”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është përfshirë në sinjalizimet e Platformës për Mbrojtjen e Gazetarisë dhe Sigurinë e Gazetarëve një mekanizëm pranë Këshillit të Europës, që raporton mbi kërcënimet dhe presionet ndaj medias. Sinjalizimi për Veliajn është kategorizuar në “Nivelin 2” që konsiderohet një kërcënim serioz për lirinë e medias.

Autoritetet, në këtë rast Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ftohet të përgjigjet duke detajuar veprimet parandaluese, mbrojtëse ose korrigjuese për kërcënimin. Në faqen e internetit koha e dhënë për një përgjigje nga Veliaj është deri në 18 Tetor.

Veliaj, një kërcënim serioz për lirinë e medias thonë organizatat ndërkombëtare të mediave
Veliaj, një kërcënim serioz për lirinë e medias thonë organizatat ndërkombëtare të mediave

Një alarm mund të etiketohet si PROGRES kur regjistrohen zhvillime pozitive dhe si ZGJIDHUR nëse kërcënimi pushon së ekzistuari ose është korrigjuar.

Në faqen e internetit të Platformës për Gazetari të Sigurt detajohet edhe reagimi i Veliajt për shkrimin që raportoi të dhëna nga dosja e SPAK për inceneratorët.

Aty shkruhet se “Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, e ka quajtur Ola Xama, gazetare në Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Investigative (BIRN), një “vrasëse me kontratë”, pasi ajo e kontaktoi për të komentuar mbi një hetim për menaxhimin e mbetjeve.

Menaxhimi i mbetjeve në Shqipëri është aktualisht objekt i një hetimi penal për korrupsion dhe pastrim parash që përfshin politikanë. Arben Ahmetaj, deputet dhe ish-zëvendëskryeministër dhe ministër i Financave, është përballur me një urdhër arresti dhe është larguar nga vendi. Më 14 korrik, Veliaj, i cili nuk i ishte përgjigjur kërkesës së BIRN për koment, i shkroi Xama-s, duke thënë se ajo kishte ngatërruar fakte dhe e quajti atë “militante”. Më tej ai shkroi “nuk je gazetare, je vrasëse me pagesë”. Më pas e përditshmja Dita mbrojti Veliajn dhe denigroi Xamën për disa ditë. Ajo publikoi në faqen e saj të parë një artikull të titulluar “Spekulime”, që i referohet gazetares si “personi i kontraktuar” dhe e akuzon atë për gabime me qëllim mbrojtjen e Ahmetajt, duke shtuar se “vjen era e gazetarisë si killer me pagesë!”.

Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) dhe Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF) kanë denoncuar fyerjet dhe kanë mbrojtur gazetaren dhe punën e saj”

Platforma për Mbrojtjen e Gazetarisë dhe Sigurinë e Gazetarëve është një mekanizëm që ndihmon dialogun ndërmjet qeverive dhe organizatave të gazetarëve, me qëllim që të ndalojë shkeljet e lirisë së shtypit në shtetet anëtare të Këshillit të Evropës dhe t’u mundësojë gazetarëve të ushtrojnë profesionin e tyre pa rrezikun e cenimit të sigurisë së tyre.

Platforma synon të përmirësojë mbrojtjen e gazetarëve, të adresojë më mirë kërcënimet dhe dhunën kundër profesionistëve të medias dhe të nxisë mekanizmat e paralajmërimit të hershëm dhe kapacitetin e reagimit brenda Këshillit të Evropës./Lapsi.al

 



4 Comments

  1. Veliaj me zagaret e tija si Dita apo Tema te pergjigjet pyetjeve te gazetareve dhe konkretisht Xama per perfshirjen e tij ne aferat korruptiv te inceneritoreve , jeni bere organizate Mafioze dhe Camorriste !Si jugoret e Italise dhe ju qelbanike .
    Keni qelbur gjithe Europen me mafie dhe korrupsion o mbetje arabe turke o zagaret è Enverit.
    Muti qe la pas Enveri vazhdon edhe sot ne Shqiperi!

    1. ajolen vertet e qinte andisi, po ka dhe te tjere. po ky eshte muhabet ordiner kurvash.

      keta jane ordinese sepse qijne grate e njeri tjetrit per ti poshteruar, por kjo eshte gjeja me e parendesishme

      Lali eri eshte i tredhur dhe rama e perdor si ti doje qejfi, dhe duke derivuar nga tredhja mund te shpjegosh reagimet e kellires, kujto mesazhet me ate italianin becheti, kujto mesazhet me ora news, gazetarin e ora news, po edhe ylli ndroqin, , kujto se ca ka thene per loliten , apo ato shprehjet per bolet e celikut, dhe se fundmi me ola xaman

      pra keto jane mesazhe ku duket qarte frustrimi, dhe frustrimi i atyre qe jane keqperdorur, lexo abuzuar, dhe keta e nxjerin frustrimin dhe shtypjen, neshtrimin, percmimin etj ne menyren me te keqe te mundshme.

      ka shume mllef dhe shtypje perbrenda kellira, kjo e ben shume te perdorshem dhe shume negativ ne pushtet

  2. doli Sali Berisha (ish Presidenti dhe ish Kryeministri që në vitet ’90 ka guxuar të djegë redaksinë e gazetës së vetme të pavarur në atë kohë, Koha Jonë, dhe ka mbyllur me dhjetra redaksi gazetash e sulmuar fizikisht gazetarë gjatë mbretërimit të tij në Shqipëri), dhe sulmoi rëndë të njëjtat portale, BIRN, Balkan Insight dhe Reporter.al.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *