• |
ide | kryesore

Studentët e mjekësisë paralajmërojnë bojkot, Kushi: Jemi konsultuar me ta

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kushi



Në mbledhjen e sotme të qeverisë Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dha lajmin e miratimit të skemës së kredisë studentore që i mundëson studentit mbulimin e tarifave të studimit dhe kostove të jetesës gjatë studimeve të larta.

E pyetur nga gazetarët për mundësinë e bojkotimit të programeve studimore nga studentët e mjekësisë për vitin e ri akademik, Kushi tha se ka pasur konsultime me studentët dhe me ekspertët.

Më tej, ministrja u shpreh se duhet të reagojmë sot në mënyrë që të evitojmë një emergjencë në të ardhmen, pasi bëhet fjalë për interesin publik.

“Ju sqaroj që jemi konsultuar gjatë me studentë, megjithatë ka një pjesë e tyre që nuk janë dakord, po ashtu edhe nga ata që pajtohen me projektligjin. Gjatë kësaj periudhe nuk kemi takuar vetëm studentët por jemi konsultuar me ekspertë dhe kemi marrë mendimin e opinionit publik. Bëhet fjalë për interesin e qytetarëve. Ne i kemi argumentuar pse ligji ven me procedurë të përshpejtuar dhe kjo nuk lidhet me numrin e mjekëve. Arsyeja është se maturantët do të marrin vendimin nëse do të shkojnë për programin Mjekësi e Përgjithshme, pasi në gusht do të jetë dhe testi i digjitalizuar. Ky ligj është për të rritur më shumë numrin e mjekëve në sistem dhe për të parandaluar atë fenomen që nuk është vetëm për Shqipërinë, që është largimi drejt vendeve ë të zhvilluara.

Numri i mjekëve të larguar drejt vendeve të zhvilluara është se ato vende kanë nevojë për ta. Duhet të reagojmë sot në mënyrë që të evitojmë një emergjencë në të ardhmen. Pra prevalohet interesi i lartë publik”, u shpreh Kushi.



9 Comments

  1. Balliu Junior: Do ta mundim Amerikën dhe Britaninë e Madhe, “non grata” e Berishës do hiqet shumë shpejt.Me kete cunin e fariut foltorja po ecen lart e me lart salihun ky do e shpetoje nga non grada,pinjolli i spiunit komunist te zerit popullit gazetes komuniste Fahri Balliu,kete cunin e rrejne shoket kur i thone ti je me zgjuar se muli

    1. O i pa emer o kokerr injoranti ju shpellaret e sali non grades jetoni vetem me imagjinata non grada e berishes nuk ka per tu hequr kurre o cop mishi perveç Amerikes dhe Britanis se Madhe prit kur ta shpalli dhe BE non grada sali berishen dhe që ta dish o koqe kanari qe je tru shkulur po te futi Amerika ne rreth te zi dhe te shpall non grada nuk ka burr nene që i shpeton prandaji ta harroni ju o mostra te ndyre te sali non grades se do hiqet non grada sali berishes sali berisha akuzohet për korrupsjon te nivelit shum të lart dhe minim te demokracis

  2. te gjith ju qe shani shpifni dhe sajoni historira për Evis kushin jeni ca mostra ca injorant ca rrugaç ca lluma ca mashtrusa ca plera ca dallaveraxhinj ca hileqare ca pijaneca ca te pa fytyre yyy mostra turp tju vije njerez te ndyre ju erren syte juve mor vampirat e sali non grades për punet e mira qe po ben Evis Kushi se kur ishit ne pushtet ju o vampira te ndyre te sali non grades shkaterruat vodhet dhe privatizuat gjithçka kurse tani që jeni ne opozit beni gam gam gam ju ne vend qe ta falenderoni Evis Kushin për nismat që po ndermerr po dilini si karagjoz dhe shani po ju mor plera ti merrni te keqen Evis Kushit se Evis Kushi esht ministrja me e mire dhe me perkushtuar qe ka pasur arsimi esht zonje grua dhe nje zonje shum e nderuar shum e respektueshme shum e thjeshtë shum pozitive shum punetore shum e perkushtuar shum e drejte dhe shum e sinqerte dhe një akademike shum e shkelqyer po kush jeni ju qe e shani Evis kushin njerez pa kulture njerez qe nuk doni te shkoni ne shkolle njerez qe rrini Gjith Diten e hani fara neper cepat e pallateve njerez qe keni mbaru universitetin tek kristali dembele hileqare rrugaçe injorante lluma mostra te pa fytyre e dini ju mo lluma po nuk u be gje sot rrezikon te ngelim pa mjek apo ska gale për juve mjafton ti beni tifo sali non grades dhe ilir metes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *