• |
ide | kryesore

Aksident në Himarë, 1 viktimë dhe 2 të plagosur

Arkiva, Lajme, Të fundit
Aksident



Një aksident është raportuar pranë fshatit Shen Vasil, në Himarë. Bëhet me dije se fuoristrada e një agjencie turistike ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar.

Shoferi i makinës ka humbur jetën, ndërsa kanë mbetur të plagosur 2 pasagjerë. Viktimë ka mbetur 40-vjeçari Renato Bushi., banues në Sarandë.

Detaje nga policia: 

Në fshatin “Shën Vasil” , Himarë, ka dalë nga rruga një automjet që drejtohej nga shtetasi R.B, 40 vjeç, banues në Sarandë.

Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi R.B. Si dhe janë dëmtuar dhe transportuar në spital për ndihmë mjeksore dy shtetas që ishin pasagjerë në këtë automjet. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë te rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *