• |
ide | kryesore

Tentoi të kalonte armë dhe drοgë drejt Greqisë, arrestohet 35 vjeçari sllovak

Lajme, Të fundit



Një 35-vjeçar nga Sllovakia është arrestuar nga policia e Gjirokastrës. Ai tentoi të kalonte armë dhe droge me makinë, drejt Greqisë. Mësohet se gjatë kontrollit blutë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, një mjet prerës thikë dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza.

Si rrjedhojë policia arrestoi shtetasin L. D., banues në Sllovaki. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *