• |
ide | kryesore

“Vëzhguesit e Fenerbahce në Elbasan Arena”: për Egnatian Redi Kasa vlen 400 mijë euro

-Instant, F1, Sport
Kasa



Humbja me penallti kundër Ararat Armenia dhe eliminimi që në raundin e parë të Conference League mund të mos jetë kaq e hidhur. Të paktën duke folur për financat. Pikërisht kështu, sepse për një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Egnatias ka trokitur në derë gjiganti turk Fenerbahce. Redi Kasa, anësori zbulim i rrogozhinasve, është në shënjestër të klubit të madh të Stambollit.

Kasa e fitoi të gjithë ambjentin, në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, kur u transferua nga Septemvri Sofia. 21 vjeçari i lindur në Parma shënoi 4 gola në 17 ndeshje me rrogozhinasit. Impakti që pati ai në Superiore e shndërroi në një nga tërheqësit e skuadrës drejt kualifikimit historik në Conference League dhe fitimin e trofeut të parë të Kupës së Shqipërisë.

GOL PARA SYVE TË VËZHGUESVE TURQ

Sipas asaj që mësohet, vëzhguesit e klubit turk kanë qenë prezentë në Elbasan Arena për ndeshjen e kthimit me Ararat, që përfundoi me një 4-4 të cmendur e daljen nga turneu me penallti të skuadrës së Tetovës. Kasa shënoi golin e dytë për Egnatian pikërisht nën sytë e skautëve të Fenerbahce, që merrnin shënime. Pas ndeshjes ka patur edhe një takim të tyre me presidentin Demrozi, mbi mundësinë e transferimit të 21 vjecarit. Cështja është se numri 1 i Egnatias ka vënë një cmim nën të cilin nuk pranon të zbresë, që është 400 mijë euro. Natyrisht, Egnatia preferon të luajë me rritje, duke qenë se edhe impresioni i turqve ka qenë i mirë.

Në fakt, nuk është se Fenerbahce do ta marrë vendimin vetëm në bazë të performancës së lojtarit në 120 minutat e luajtur në Elbasan. Redi Kasa është ndjekur me kujdes prej tyre edhe gjatë fazës përgatitore në Bolu të Turqisë. Me sa duket një destinacion jo rastësisht i përzgjedhur nga Demrozi. Interesimi sidoqoftë është konkret. Tani mbetet për të kuptuar nëse dëshira e turqve për ta patur lojtarin, kapërcen 400 mijë eurot e kërkuara…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *