• |
ide | kryesore

Ish gruaja e aktorit reagon ndaj lidhjes së tij me Ariana Grande

Paparazzi, Slider



Ish gruaja e Ethan Slater, Lilly Jay, është “shkatërruar” nga lajmi se ai dhe Ariana Grande po takohen.

Një burim i afërt me Jay ka thënë për ET  se ajo është “e shkatërruar” nga ndarja me burrin e saj dhe se “kjo nuk është e ardhmja që ajo kishte në mendje”. Burimi shton, “Ajo po bën më të mirën për t’u rikthyer në këmbë”. Slater u martua me Jay në vitin 2018. Çifti mirëpriti fëmijën e tyre të parë, një djalë, vitin e kaluar.

Të hënën, një burim konfirmoi për ET se Grande dhe Dalton Gomez ishin ndarë pas dy vitesh martesë, duke vënë në dukje se dyshja – të cilët u martuan në maj 2021, pesë muaj pasi shpallën fejesën e tyre – “nuk ishin për njëri tjetrin”.

Pastaj, vetëm tre ditë më vonë, një burim konfirmoi për ET se Ariana dhe Ethan janë duke u takuar. “Ariana dhe Ethan kohët e fundit filluan të takohen. Ata kanë shumë të përbashkëta dhe  poargëtohen shumë,” tha burimi. “Ata nuk filluan të takoheshin derisa të dy u ndanë. Ariana dhe Dalton mbeten miq.”

TMZ, i cili ishte i pari që raportoi lajmin, ndau një foto të çiftit së bashku nga festimi i kastit Wicked për fitimin e Oscarit të Michelle Yeoh në mars.Vetëm disa orë pasi u shfaq lajmi për romancën e tij të re, Slater e bëri private llogarinë e tij në Instagram./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *