• |
ide | kryesore

Romelu Lukaku e polemikat e ndezura nga postimi i tij: “Mos i beso askujt”

-Instant, Sport
romelu



Kalimi nga golashënues në fushë te kampioni i rrjeteve sociale është shumë i shkurtër për Romelu Lukaku. Nga ana tjetër, gjurma e zemërimit që e shoqëron është e gjatë, që nga prishja e papritur me Interin e deri te zërat për marrëveshjen e tij me Juventus. Në mes, deri mbrëmjen e kaluar të paktën, shumë fjalë që i janë besuar Instagramit. Pak ditë më parë, nuk kishte shumë dyshime kujt i referohej belgu kur shkruante se “kur urrejtja nuk funksionon, fillojnë të thonë gënjeshtra”. Këtë herë, shënjestra duket në krahun e kundërt: “trust nobody” (mos i beso askujt). Në shënjestër të Big Juventus, që e ka lënë lojtarin vetëm, pasi u pozicionua hapur në favor të torinezëve. Me sa duket, gjërat e thëna për të e për “rastin Inter-Juve” padyshim nuk i nxjerrin mirë llogaritë.

E gjitha kjo në mes të një situate në gjysmë të rrugës mes groteskes dhe “tragjikes”. Sepse në fund kjo histori duhet të kishte një fund tjetër për të gjithë. Në vend të dashurisë së përjetshme të deklaruar për Inter, Romelu kaloi në mesazhe pickuese dhe të koduara. Pa arritur, për më tepër, të gjejë një destinacion të denjë për të ardhmen e tij.

Lexo më tej: Lukaku pendohet për Inter, por Lautaro udhëheq refuzimin e dhomave të zhveshjes

RRJETET SOCIALE, NJË TREGUES

Ndërkohë Big Rom publikoi foto teksa stërvitet, pasi edhe jeta e tij sociale është bërë intensive në këtë drejtim. Vetëm ndonjë ‘like’ nga ish-shokët e skuadrës dhe mbështetje nga Skriniar, një tjetër që ka folur për qëndrimin e Inter paksa të veçantë, në momentin kur u anashkaluan negociatat për rinovimin dhe nisi të materializohet transferimi i tij te PSG.

Fakti është se teksa pret që të bëjë protagonistin në fushë, Lukaku nuk resht së rëni në sy në Instagram. Në pritje të thirrjes së duhur, ndoshta nga Juventus, që për momentin e ka braktisur në një cep. Ose të bëjë një zgjedhje jete që e çon atë drejt pasurive të Arabinë Saudite.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *