• |
ide | kryesore

Skandalet e korrupsionit që mbyllën dyert e Asamblesë së PS

Arkiva, Lajme, Të fundit



Që Edi Rama është me nerva kuptohet nga fakti që nuk i do kamerat në mbledhjen e Asamblesë. Në mungesë të kamerave, Ramës nuk i duhet të performojë apo të zgjedhë fjalët, por mund të jetë i drejtpërdrejtë dhe të flasë troç me vartësit e tij.

Një tjetër tregues që në Asamblenë e PS pritet të ketë një dush të ftohtë është ajo që ndodhi në një mbledhje të shkurtër qeverie, ku ai shkarkoi Delina Ibrahimajn si Ministre e Financave. Disa ditë më parë, Rama bëri të njëjtën gjë me Bledi Çuçin që e hoqi si Ministër të Brendshëm. Edhe atë me një mesazh në celular. Por pse është nervozuar lideri i gjithëpushtetshëm i Partisë Socialiste? Pse ka filluar t’i shkarkojë ministrat me mesazhe apo të organizojë aktivitete pa kamera?

Për të kuptuar këtë duhet parë se si në 2 muajt e fundit qeverisja e PS ka kaluar nga njëri skandal korrupsioni në tjetrin.

1) Lirimi nga burgu i Saimir Tahirit

Nuk dihet nëse Rama e kishte dhënë viston për lirimin nga burgu të Saimir Tahirit, por kur ai u lirua nga burgu ambasadorja amerikane reagoi me një mesazh kërcënues të paprecedent. Sipas Juri Kimit kushdo që kishte ndihmuar shokët do mbante përgjegjësi. Mesazhi i saj linte kuptohej se lirimi i Tahirit ishte një aferë korruptive. Të nesërmen në mbrëmje, Kim dhe Rama darkuan bashkë.

2) Arrestimi i Vangjush Dako

Vangjush Dakon, Rama e kishte quajtur mik të tij të ngushtë, duke u shprehur se miqtë nuk ia impononte dot Departamenti i Shtetit. Por Dako u arrestua në 6 Qershor me urdhër të SPAK me firmën e një prokurori që riaktivizoi dy dosje të vjetra që flinin në prokurori prej vitesh. Rama tha se pushteti i drejtësisë po përdorej pushteti i drejtësisë për të bërë gjëra që nuk shkojnë.

3) Skandali i Gjicit

Video-skandali i Safet Gjicit shpërtheu në telefonat e të gjithë shqiptarëve si një aferë seksuale, por më pas doli se në thelb të marrëdhënies mes kryebashkiakut të Kukësit dhe gruas që ai kishte në zyrë ishte korrupsioni. Rama nuk e komentoi fare. Në fakt nuk i mbetej shumë për të thënë. Ai firmosi shkarkimin e Gjicit që u arrestua nga SPAK.

4) Rrajat me shkopa bejsbolli

Dihej se në Krujë shteti ishin Rrajat, por pamjet e tyre që godisnin me shkopa bejsbolli një njeri të shtrirë e transmetuan me pamje të gjithë dhunën dhe banalitetin e qeverisjes Rama. Kryeministri urdhëroi shkarkimin e Bledi Çuçit dhe kërkoi dorëzimin e mandatit nga Rrahman Rraja, ndërsa në media u përsëritën deklaratat kur i kishte bërë avokatinë Rrajave përballë policisë.

5) Urdhër-arresti për Arben Ahmetajn

Që Arben Ahmetaj do të përfundonte në qeli bashkë me Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon u kuptua nga mënjanimi që i bëri Rama duke e zhveshur nga të gjitha funksionet në qeveri dhe në parti. Por Ahmetaj nuk e pranoi dënimin e partisë dhe tanimë është arratisur. Gjithsesi, shkëmbimi i deklaratave Rama-Ahmetaj për korrupsionin me inceneratorët, ishte një nga pikat kulmore të të vërtetave që i kanë dalë qeverisjes së Rilindjes.

6) Ndalja e fondeve të BE

Damka më e fundit ndaj Rilindjes është ndërprerja e fondeve në ndihmë të bujqësisë nga Bashkimi Europian për shkak të korrupsionit. Vetë Rama i ka dalë në mbrojtje sa e sa herë akuzave se me këto fonde abuzohej vazhdimisht, por kesaj here heshti, duke lënë Frida Krifcën t’i dilte për zot punës së saj. Në fakt, në mbledhjen e sotme të Asamblesë nuk është çudi që mesazhi kryesor i Ramës për vartësit e tij të jetë pikërisht ky; që ata duhet t’i dalin vetë për zot zullumit. Sepse kaq shumë skandale korrupsioni nuk i përballon dot i vetëm lideri i gjithëpushtetshëm.



9 Comments

  1. po tani ku punohet dhe gabohet. ky po reagon drejt ndaj vartesve te tij. jemi deshmitare qe nuk ka mbrojt asnje apo jo???????? tani kush ka syte ne balle e kupton ndryshimin.

    1. Nuk do ai t’i shkarkoje, por kur bejne zullume te medha ne publik thjesht nuk i mbron dot me! Psh kjo Delina qe do shkoje ne burg nga SPAK nuk e mbrojti dot Rama më! Meqe jemi te ekonomia dhe drejtorin e Bankes se Shqiperise do e haje SPAK shume shpejt se ja ka kaluar Fullanit per hajduterine dhe demet qe ka bere! Deri ne 2025 do i godase fort Amerika keta, s’do ngelet as gjysma e drejtuesve te PS jashte burgut! Sot shkarkohet dhe Damiani se ka rradhen per SPAK

      1. Hajvan e pe kush ishte trumuti, ti je tru muti! Shkrova shkarkohet DAMIANI ne 5 e 30 se ka rradhen per SPAK bashke me ministren qe eshte implikuar si Drejtoreshe Tatimesh – afera eshte inceneratoret! Vitin tjeter drejt burgut dhe Lali LGBTIQIUNEBYTH

  2. Besoj të gjithë i kanë vënë re karkalecat në Tiranë, në shkallët e dritaret e pallateve, në ballkone, në lulishte dhe në rrugë…Ramsesit II të Egjyptit në fillim i erdhën pikerisht karkalecat ( *kërko në google) si paralajmërim për 10 fatkeqësitë që do të vinin më pas nëse Ramses nuk do të hiqte dorë…Besoj se edhe Ramsesi ynë i ka parë karkalecat në Surrel. Si Katoliko – Ortodoks që thotë se është duhet tja ketë frikën shenjave të Zotit! Në këtë botë paguhen të gjitha!

  3. Respekte per gjith mediat dhe doktorin qy ja grisin masken edvini t zi drogs ,korrupcjonit,mafjes zez.Sorrosi I zi,illuminati jan ata qy luftojn kundra konservatorve dhe djathtes shqiptare.Rama ik,ik,ik.

  4. Gazetari pranë Berishës nxjerr zbuluar Bardhin: Ka paguar “Rithemelimin” me paratë e PD-së zyrtare,te gjithe po tradhtojne salihun dhe gazetari i familjes bledar koka

    1. Këtu diskutohet për skandalet e bandës se Ramës patronazhistat meren me Salën.Aq tmerr e kanë sa besoj dhe në ëndër e shohin përditë dhe së rrugës kur ecin flasin me vete dhe thonë vetëm e Salës.Rama po mer fund. Diktatorët dihen si përfundojnë.Ato skandalet që përmenden në shkrim janë vetëm maja e ajzbergut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *