• |
ide | kryesore

Erzeni pa trajner e pa president: Ernest Gjoka refuzon pankinën, Kasa largohet se akordi nuk mori formë ligjore

-Instant, Sport
Erzeni



Ernest Gjoka nuk do të ulet në pankinën e Erzenit. Tekniku kryeqytetas i ktheu tashmë përgjigjen e tij përfundimtare presidentit të ri të klubit shijakas, Ali Kasa dhe është negative. Vetëm se tekniku kryeqytetas nuk do të jetë i vetmi që do të largohet nga Erzeni. Biznesmeni i sapo zyrtarizuar në krye të klubit, ka bërë prapaktheu i detyruar. Akordi mes palëve nuk ka mundur të marrë një formë ligjore dhe për këtë arsye Kasa nuk do të jetë president i Erzenit.

Ajo e Ernest Gjokës, në fakt, dukej punë e kryer, me propozimin dhe projektin e biznesmenit që prej vitesh operon në Australi, që kishte gjetur interesin e teknikut. Gjoka sapo është kthyer nga eksperienca në Arabinë Saudite dhe kërkonte aventurën e re në Superiore. Madje bindja për kompletimin e suksesshëm të kësaj negociate ekzaltoi tifozët e Erzenit, që e bënë fakt të kryer edhe në Wikipedia.

Lexo më tej: Erzeni pa ‘busull’, por me premtimin e bordit: ndërkohë më të mirët ikën

Vetëm se kishte dicka që nuk shkonte. Gjoka priti gjatë që presidenti Kasa të përfundonte burokracitë me dokumentacionin për tu bërë efektiv në vendimmarrje. Por ndërkohë, gjërat po shtyheshin në pafundësi. Pikërisht në këtë pikë ka ardhur edhe refuzimi i Gjokës. Tekniku nuk ka dashur të bëjë asnjë lëvizje pa pasur më parë gjërat konkrete. Ajo që nuk mendohej ishte tërheqja e investitorit Kasa, që e lë Erzenin në pozita shumë të vështira. Problemi më i madh janë financat dhe në kushtet kur nuk po jepet garanci, nga skuadra rrezikojnë të largohen edhe ata lojtarë që kanë mbetur. Kampionati nis më 19 gusht dhe tek Erzeni historia po përsëritet. Edhe verën e kaluar, klubi u organizua vetëm në momentet e fundit, duke u futur në kompeticion pa fazë përgatitore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *