• |
ide | kryesore

Bie numri i kredive me probleme

Arkiva, Lajme
Bie numri i kredive me probleme, Borxhet



Kreditë me probleme shënuan rënie të lehtë gjatë qershorit. Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë ky tregues u ul në 6.2% nga 6.23% që ishte në maj. Megjithatë, mbetet sërish i lartë krahasuar me fundin e vitit të kaluar kur zbritën në 5%. Kjo ishte edhe norma më e ulët e shënuar në dekadën e fundit, ndikuar nga ristrukturimet, por dhe masat e bankave për të mbledhur kreditë e këqija. Me gjithë rritjen që kanë pësuar huatë me probleme në pjesën e parë të vitit sërish mbeten brenda normave të pranueshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *