• |
ide | kryesore

Ministria ruse e Mbrojtjes: Penguam një sulm me dron në Moskë

Lajme, Planet



Ministria ruse e Mbrojtjes tha se ka penguar një sulm ukrainas me dron në rajonin e Moskës gjatë natës. “Mjeti pa pilot u shkatërrua nga mbrojtja ajrore”, tha ministria në  Telegram, duke shtuar se nuk kishte viktima apo dëme.

Përpjekja për kundërpërgjigje vjen disa ditë pasi Ukraina mori përgjegjësinë për një sulm me dron në qendër të Moskës. Një dron u rrëzua pranë Ministrisë së Mbrojtjes në qendër të kryeqytetit rus të hënën, ndërsa një tjetër goditi një ndërtesë zyre në një lagje jugore.

Sulmet me dronë në Moskë vijnë disa javë pas një kundërofensive ukrainase që synon rifitimin e territorit të kapur nga Rusia që kur nisi pushtimin e saj vitin e kaluar.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *