• |
ide | kryesore

Aksident në Pogradec, kamioni humb drejtimin dhe del nga rruga

Lajme, Të fundit
Aksident, Korçë



Një aksident ka ndodhur në fshatin Bishnicë të Pogradecit. Raportohet se një kamion ka humbur drejtimin dhe ka dalë nga rruga. Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit 43 vjeçari me iniciale Xh. Ç., dhe pasagjeri 26 vjeçari me iniciale L. Ç. Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Pogradecit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.07.2023, rreth orës 04:18, në fshatin Bishnicë, Pogradec, shtetasi Xh. Ç., rreth 43 vjeç, duke drejtuar automjetin tip kamion “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi L. Ç., 26 vjeç, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e Pogradecit. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *