• |
ide | kryesore

Arrestohet aktori shqiptar në Angli, Belgjika kërkon ekstradimin e tij

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aktor shqiptar i filmave aksion i kërkuar në Belgjikë për trafik njerëzish, duke rrezikuar deri në 20 vjet burg, ndodhet ende në territorin e Britanisë së Madhe.

Ekstradimi i Sebastjan Kallabakut, u miratua nga një gjyqtar në gusht 2021 dhe u nënshkrua nga sekretarja e atëhershme e Brendshme, Priti Patel. Por ai rezulton në Britani pasi apeloi vendimin.

Sipas Sunday Express, 37-vjeçari bëri një kërkesë për lirim me kusht në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit më 19 korrik, për shkak të ndalimit për aq kohë sa zgjat beteja ligjore. Mirëpo, kërkesa për të lënë paraburgimin u refuzua dhe çështja u shty deri në përfundimin e ankesës.

Gjykata dëgjoi se Kallabaku u largua nga Shqipëria në vitin 2017 për “çështje politike” dhe kaloi kohë në Belgjikë. Megjithatë, ai nuk kërkoi azil derisa mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar.

Autoritetet belge thonë se ai është pjesë e një rrjeti të kontrabandës me njerëz dhe ka drejtuar një varkë të mbipopulluar me 30 shqiptarë nga bregdeti holandez drejt Britanisë së Madhe në vitin 2019.

Kallabaku i mohon akuzat dhe thotë se ka krijuar një jetë familjare në Britaninë e Madhe. Nuk është e qartë se kur do të finalizohet ankesa e tij kundër ekstradimit apo kërkesës për azil.

Sipas ligjit të ekstradimit të vitit 2003, pasi të ketë mbaruar procesi i apelimit, një person duhet të largohet brenda 10 ditëve. Por nga 17 korriku, janë miratuar edhe 10 zgjatje të tjera afatesh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *