• |
ide | kryesore

Konflikti në Hamallaj/ Flet i dhunuari: Na qëlluan me shkopa bejsbolli, duan të na vrasin

Lajme, Të fundit



Paulin Kaçi, një nga të dhunuarit nga familja Nikolla në Hamallaj, në një intervistë për News24, ka zbuluar detaje të reja rreth konfliktit mes familjeve Nikolla dhe Kaçi.

Në lidhje me shkakun e sherrit, ai tha se ka qenë një rrugë, për të cilën të dyja familjet kanë qenë në Prokurori.

Më tej tha se Martin Nikolli qëlloi 4-5 herë me armë zjarri, por fatmirësisht nuk u plagos njeri dhe se janë dhunuar me shkopinj bejsbolli

“Babai im ishte duke ardhur nga rruga dhe i kanë thënë pse sheh nga shtëpia ime dhe i kanë dalë përpara. Për ta gjuajtur. Kamë dalë të gjithë si vëllezër për t’u zënë me babën. Më vonë kemi dale në. Ata filluan të gjuanin 4-5 herë me armë zjarri por falë zotit nuk na zunë plumbat. Martin Nikolli erdhi për të na vrarë se është shoferi i Lindita Nikollës. Janë të fortë. Çështja ka qenë në prokurori për këtë rrugë, pasi është ngjitur me shtëpinë. Duan të bëjnë të fortin e të mos shohin as majtas e as djathtas. Janë dikush tani. Kanë pushtet. Vetëm ne kemi konflikte me ta në lagje. Sa herë që kalojnë para oborrit të shtëpisë sime, më ofendojnë babën, nanën, kunatën dhe këdo. Këtë gjë unë nuk e pranoj. U kemi çuar dhe pleqtë e lagjes, si zakoni, dhe sërish nuk është bërë gjë. Na ka qëlluar 5-6 herë se punon me Linditën dhe bën si i fortë me zor”, u shpreh Paulin Kaçi.



4 Comments

  1. Po normal qe eshte i forte,eshte shoferi i Kryetares se Parlamentit ai! Edhe pastruesja e Lindites ka te drejte ti hedhe pordhe 7 oke!
    KETA JANE PLEHRA! SHTET KURVE!

    1. Po pse mor bastard i pa emër 16:26.Pse sillesh si dikur Enveri dhe komunistët me të tilla epitete.Po ti nga je?Nga fusha? Se besoj .Ti duhet të jesh nga malet e jugut si dhe unë paçka se kemi ardhë prej 90 vitesh në Tiranë.Pra dhe ne jemi malokë.Pothuaj gjithë shqiptarët janë malokë sepse është e tëra malsi.

      1. Hmm malokë dhe malësor janë dy gjëra të ndryshme o shoku. Malësorët kishin vlera, burrërri, besë, mikpritje dhe çdo gjë tjetër. Ishin edhe trima!

        Këta të sotmit nuk janë malësorë sepse i kanë humbur ato vlera…janë frikacakë dhe bëhen një grup e rrahin të dobëtit. Të presin në besë… më mirë mos ta vazhdoj.
        Gjithësesi kjo ka ndodhur kudo në Shqipëri si në veri edhe në jug por tek veriorët ndihet më tepër. Ata e kanë pasur shumë të vështirë edhe qasjen me arsimin dhe pasojat ndihen më tepër.
        Nejse as unë nuk jam dakord me komentin më sipër por kur lexon këto lloj lajmej krijohen stereotipe dhe paragjykime…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *