• |
ide | kryesore

Kur do të luhet derbi Partizani-Tirana, apo Klasikja: të mërkurën zbardhet kalendari i kampionateve

-Instant, F1, Sport
kampionateve



Edhe 48 orë duhen për të mësuar kur do të zhvillohen betejat epike të futbollit shqiptar. Derbi kryeqytetas Partizani-Tirana, apo Klasikja e futbollit shqiptar Vllaznia-Tirana do të mësojnë datën e tyre pikërisht të mërkurën. Në ambientet e sallës së konferencave në ‘Shtëpinë e Futbollit’ do të hidhet shorti për edicionin e ri të dy kampionateve kryesore. Kështu të gjitha skuadrat pjesëmarrëse do të mësojnë kalendarin e “Superiore 2023-2024” dhe “Kategoria e Parë 2023-2024”.

Shorti për edicionin e 85 të kampionateve “Abissnet Superiore” dhe “Kategoria e Parë” do të hidhet paraditen e së mërkurës. Sipas asaj që bën të ditur departamenti i Komunikimit në FSHF, shorti do të nisë nga ora 11:00. Ashtu sikurse është bërë e ditur edhe më herët, “Abissnet Superiore” do të nisë më 19 gusht 2023. Kampionati është planifikuar të mbyllet në datën 11 maj 2024. Ndërsa kampionati i “Kategoria e Parë” është programuar të nisë më 2 shtator dhe të mbyllet më 8 maj.

Lexo më tej: Ndryshon Superiorja, titulli vendoset me Final 4: Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton formatin e ri

SKUADRAT PJESËMARRËSE

Në kampionatin ‘Abissnet Superiore’ këtë sezon marrin pjesë këto skuadra: KF Tirana, KF Laçi, KF Partizani, FK Kukësi, KF Vllaznia, KF Teuta, KF Skënderbeu, KF Egnatia, FK Dinamo dhe KF Erzeni.

Ndërsa në kampionatin e ‘Kategoria e Parë’ do të marrin pjesë këto skuadra: KF Bylis, KS Kastrioti, Flamurtari FC, FK Tomori, KS Korabi, FK Apolonia, KF Luz i Vogël 2008, FC Besa, FC Lushnja, KF Burreli, Vora, Elbasani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *