• |
ide | kryesore

Elon Musk rikthen llogarinë e Kanye West në “X”

Stil



Platforma e mediave sociale Twitter, tashmë e quajtur X, ka rikthyer llogarinë e reperit, Kanye West.

Llogaria u rivendos të shtunën, tetë muaj pasi reperi u pezullua për shkeljen e rregullave të platformës që ndalonin nxitjen e dhunës. Ai e mori llogarinë pasi siguroi platformën në pronësi të Elon Musk se  nuk do ta përdorte atë për të ndarë gjuhë antisemitike sipas The Wall Street Journal, duke cituar një person të njohur me këtë çështje. Artisti gjithashtu nuk do të ketë të drejtë të fitojë para nga llogaria e tij, një veçori e re e shtuar nga zoti Musk për abonentët me pagesë, ndërsa reklamat nuk do të shfaqen as pranë postimeve të tij, thuhet në raport duke cituar platformën e mediave sociale.

Artisti nuk ka postuar asgjë të re që nga kthimi në platformë. Llogaria e tij tregoi se postimii fundit ishte nga dhjetori 2022, i cili ishte vetëm dy muaj pasi u rivendos pas një bllokimi të mëparshëm të llogarisë.

Musk kishte rivendosur edhe më parë llogarinë e ish-presidentit të SHBA Donald Trump pas kryerjes së një sondazhi në të cilin rreth 14.8 milionë përdorues të Twitter kishin votuar me 51.8 për qind votuar në favor të rivendosjes. Por Trump tha se nuk kishte interes të kthehej në Twitter dhe do të përdorte pëatformën e tij Truth Social./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *