• |
ide | kryesore

Gushti vjen me dallgë superofertash në MEGATEK

Lajme, Të fundit



Vapa nuk ikën me gushtin dhe as ky i fundit nuk kalon në MEGATEK pa një boom ofertash verore.

Ndiqni dallgën e ofertave për të zbuluar super uljet për artikujt tuaj të preferuar.

Nëse i gjithë muaji për ju do të thotë freski dhe det, MEGATEK sjell të gjithë gamën e produkteve të plazhit me ulje deri në 57%.

Këtë vit vera parashikohet të jetë e gjatë ndaj merrni çadrën, shezlonget, komardaret dhe aksesorët personalë të plazhit për ta shijuar deri në ditën e fundit.

Për të gjithë entuziastët e sporteve dhe natyrës, koha e të përmirësuarit të pajisjeve tuaja është tani! MEGATEK ka rezervuar një super surprizë për ju me ulje deri në 48% nga artikujt sportivë, biçikletat, pajisjet e palestrës deri te produktet e kampingut.
MEGATEK nuk harron as oazin tuaj të relaksit në shtëpi.

Me uljet deri në 53% për produktet e arredimit të jashtëm shpalosni të gjithë fantazinë tuaj për të krijuar një ambient të këndshëm dhe komod. Nga karriget e rehatshme dhe tavolinat për çdo ambient, deri te shiltet dhe jastëkët, gjeni gjithçka që ju duhet për hapësirën tuaj të jashtme.

Mos e lini për nesër por nxitoni të vizitoni hipermarketin ose bëni blerjet tuaja online duke ndjekur dallgën e superofertave vetëm në MEGATEK.

MEGATEK, destinacioni juaj i preferuar i blerjeve (artikull publicitar).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *