• |
ide | kryesore

MEGATEK hap Fshatin Festiv: Magjia e festave të fundvitit në 3000 m2

Lajme, Të fundit



MEGATEK çel sezonin dimëror me një dozë magjie festive. Hipermarketi më i madh në Shqipëri sjell ‘Fshatin Festiv’ me një hapësirë të dedikuar prej 3000 m2 me artikuj festivë nga e gjithë bota për shtëpinë dhe bizneset.

“Fshati Festiv” hap dyert sot të mirëpresë çdo fëmijë për të gjetur lodrën e preferuar dhe çdo familje frymëzimin për të dekoruar shtëpinë ndryshe këtë vit me një panair unik me mbi 8000 produkte.

Një revolucion në tregun vendas,”Fshati Festiv” në MEGATEK është një festival i mijërave produkteve, i cili sjell magjinë e festave të fundvitit në një mënyrë që tejkalon çdo imagjinatë.

MEGATEK është kujdesur deri në detaje që të ofrojë një gamë të gjerë të artikujve festivë, duke filluar nga pemët e çdo përmase dhe ngjyre, deri te dekorime të stilit më të fundit të tregut botëror.

Jo thjesht një hapësirë e dedikuar blerjeve por një udhëtim në botën e fantazisë dhe kreativitetit, duke ofruar tematika të krijuara nga arkitektët e MEGATEK. Dizenjimet e veçanta të “Christmas on stage,” “Winter Morning,” “Mystery moon’’, “Santas bakery” janë krijuar me detaje unike dhe të ftojnë të zbulosh magjinë në çdo tematikë tjetër.

MEGATEK vazhdon të konfirmojë pozitën e tij si destinacioni kryesor për festat e fundvitit duke sjellë një eksperiencë të re, emocion dhe zgjidhje për klientët.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *