• |
ide | kryesore

Shehaj: Veliaj vazhdoi pagesat në favor të kompanisë guaskë, duhet të jap dorëheqjen

Arkiva, Lajme, Të fundit
Shehaj



Pas lajmit për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj.

Shehaj kërkon dorëheqjen e Veliajt.

Lexo më tej: Si e mbrojti Rama me Veliajn djegien e miliona eurove tek inceneratori i Tiranës 

Pasi rreshton faktet e zbuluara nga SPAK për lidhjet e Erion Veliajt me aferën e inceneratorëve, Shehaj konkludon reagimin me një konstatim.

“Dorëheqja nuk mund të vijë vetëm në rast arrestimi nga SPAK-u!”

Reagimi i plotë i Agron Shehajt: 

Në thelb Veliaj vazhdoi pagesat për inceneratorin e Tiranës me pretendimin se pronarë nuk ishin Zoto dhe Mërtiri.

SPAK zbuloi se Veliaj gënjente! Ata janë pronarët.

SPAK zbuloi edhe përfshirjen e Veliajt në këtë aferë: Propozimi i tij për PPP; Këmbëngulja publike për vlefshmërinë e inceneratorit; Firma për të marrë përsipër kostot duke anashkaluar Këshillin Bashkiak; Vendimi i Këshillit Bashkiak i përgatitur nga Zoto, Refuzimi për të ndalur pagesat drejt kompanisë guaskë në Holandë.

Faktet dolën nga hetimet e SPAK. Veliaj duhet të jap dorëheqje.

Dorëheqja nuk mund të vijë vetëm në rast arrestimi nga SPAK-u!

 



6 Comments

  1. Veliaj nuk e jep doreheqjen por do qaje ne Televizor si Saje qorri, do thote- Blendi mua do te me arrestojne! 😂

  2. Putin is being used as an Evil Character to justify a war with Ukraine that is making money for the DC elites faster than they know what to do with it. Zelenskyy is a pawn in a money grabbing scheme. DC is loaded with corrupt people making more money off this war than ever before so they fly their flags to support Ukraine but really they are supporting their huge incomes.

    1. Soros and his playground europenis union are the one backing up biden administration who is helping the corruption spread.

  3. Rama dhe kelyshi I tij Veliaj do te akomodohen nga Xhorxhi dhe kelyshi I tij Alex, kur t’u trokase SPAK ne dere per t’i arrestuar!….

  4. Po cfare dorheqje? Pse jep Vetem dorheqjen dhe ik gezo parate e vjedhura? Jo more ai duhet arrestuar dhe kalbur ne burg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *