• |
ide | kryesore

Alarmi për sulm ndaj Senatit Amerikan rezulton i rremë

Arkiva, Lajme, Të fundit
senatit



Forcat e sigurisë së Senatit të SHBA lëshuan një alarm pak minuta më parë. Dyshimet ishin se një agresor ishte futur brenda godinës së Kapitolit. Forcat e sigurisë u kërkuan të gjithë peronave që ndodheshin brenda ndërtesave të zyrave të Senatit të strehoheshin në vende të sigurta. Senati i SHBA është me pushimet verore dhe shumica e ligjvënësve nuk janë brenda, por shumica e zyrave kanë një staf të reduktuar. Zakonisht aty ka dhjetëra punëtorë që punojnë në kafeteri, zyra të Senatit, vende sigurie apo që punojnë në mirëmbajtjen e ndërtesave.

“Nëse jeni brenda ndërtesave të Senatit, të gjithë duhet të strehohen në vend pasi raportohet për një sulmues të mundshëm aktiv. Duhet të theksohet se ne nuk kemi asnjë raport të konfirmuar për të shtëna me armë”, tha Policia e Kapitolit të SHBA në një postim në mediat sociale. Policia tha se iu përgjigj një thirrjeje emergjente.

Por pas kontrolleve rezultoi se gjithçka ishte e rreme. Policia tha se kishte marrë një telefonatë, por nuk gjeti as agresor dhe as te shtena nuk kishte pasur. Më herët edhe Policia e Kapitolit u bëri thirrje njerëzve të lëviznin brenda zyrave të tyre dhe të merrnin pajisjet e urgjencës. Gjithashtu u kërkoi atyre që të vënë në heshtje pajisjet e tyre elektronike dhe të qëndrojnë në qetësi. Një prani e madhe policie është ende jashtë ndërtesave. Disa punonjës po qëndrojnë jashtë dhe turistët janë mbledhur rreth perimetrit të kompleksit Kapitol. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *