• |
ide | kryesore

Shkrimtari Ismail Kadare merr nënshtetësinë e Kosovës

F1, Paparazzi



Presidentja Vjosa Osmani ka nënshkruar  dekretin  me të cilin shkrimtarit, Ismail Kadare, i jepet nënshtetësia e Republikës së Kosovës.

Sipas presidentes Osmani, dhënia e nënshtetësisë  ikonës së letërsisë shqipe, shkrimtarit Ismail Kadare është nderim për shtetin e Kosovës për krijuesin, i cili vazhdimisht është pikë e rëndësishme referimi për shqiptarët kudo në botë.

“Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj ndihen të nderuar nga personaliteti i shquar i kombit, shkrimtari ynë i përmasave botërore, Ismail Kadare, i cili me krijimtarinë e tij ka afirmuar gjuhën, kulturën dhe traditën tonë”, u shpreh Osmani.

Dorëzimi i shtetësisë, siç bëhet me dije në faqen zyrtare të Presidencës së Republikës së Kosovës, do të bëhet gjatë vizitës së radhës së presidentes Osmani në Shqipëri. Pak kohë më parë, presidentja Osmani, dekoroi shkrimtarin Ismail Kadare dhe me urdhrin “Hasan Prishtina”, më i larti të cilin e jep Republika e Kosovës për personalitetet më të shquara të kulturës, artit, dhe shoqërisë.



1 Comment

  1. Cudi! Ata qe ai dikur i quante “terroriste”, dmth keta te UCk-se qe luftuan per Kosoven, i paskan dhene “shetesine”!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *